Babloku, sapo është zgjuar sot, ka bërë një postim për të na hapur sytë për mrekullitë e projektit të Zvërnecit, duke bërë një paralelizëm me Costa Navarinon në Greqi. Por huqi del me shpirtin.
Edhe këtu nuk na i kursen rrenat:
1. Përkundër siç thotë, nuk ka patur asnjë mosmarrëveshje apo konflikt publik a gjyqësor me komunitetin lokal e kombëtar, as me ambientalistët, midis investitorit grek, birit të Mesinias, Vasilis Konstantakopulos.
2. Familja Konstantakopulos ka negociuar 20 vjet me fshatarët e zonës për t’u blerë parcelat e tokës me çmim tregu.
3. Nga 1 mijë hektarë terren që ka Costa Navarino, vetëm 10% e sipërfaqes është zënë me ndërtime, 4 hotele në total.
4. Shteti grek i ka dhënë statusin POTA, (Zonë e Zhvillimit Turistik të Integruar).
5. Costa Navarino disponon megarezervuarë të shumtë që ushqehen me ujë nga lumenjtë në dimër, për të mos shfrytëzuar e keqpërdorur napat freatike të zonës.
6. I vetmi debat ka qenë për 6 mijë pemët mijëravjeçare të ullinjve, që pasi u zhvendosën me kujdes gjatë kantierit, u rivendosën sërisht në fund.
7. Hotelet janë 2-3 katëshe(arkitekturë low rise) për të ruajtur peisazhin rrethues dhe për t’u integruar përsosshmërisht me linjën e horizontit.
8.Dhe e fundit,por jo më e parëndësishme, hyrja e qytetarëve aty për të bërë plazh, është pa asnjë kufizim, plazhi i Costa Navarinos është i hapur për publikun dhe pa pagesë!
A m’kuptuat?
Basir Çollaku/ Rrenat e sabahut të Bablokut me Costa Navarino
Leave a comment
Leave a comment

