Zv/kryeministrja Albana Koçiu thotë se Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, dhe se ky progres është rezultat i një agjende të qartë reformash, por edhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë. Koçiu mori pjesë sot në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, ku vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare dhe donatorët që mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit europian.
Në një reagim, Koçiu u shpreh se gjatë forumit u theksua nevoja për një koordinim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, me fokus në rezultate konkrete dhe në përputhje të plotë me prioritetet e procesit të integrimit në Bashkimi Europian.
Postimi i plotë
Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ky progres është rezultat i një agjende të qartë reformash, por edhe i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.
Në Forumin për koordinimin e ndihmës së huaj, së bashku me përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe donatorëve që mbështesin Shqipërinë në rrugën e reformave, theksuam nevojën për një bashkërendim më strategjik të asistencës ndërkombëtare, në mënyrë që ajo të jetë më e fokusuar drejt rezultateve konkrete dhe plotësisht e përafruar me prioritetet e integrimit në familjen europiane.
Swiss Digital Mobile Reklama
Shqipëria ka kapacitetin institucional për të realizuar reformat në kohë dhe për ta kthyer asistencën ndërkombëtare në progres të prekshëm për qytetarët, duke u afruar gjithnjë e më shumë me objektivin e antarësimit në Bashkimin Europian.

