Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari ndodhi mëngjesin e sotëm në Mengël të Elbasanit. Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija është përplasur pranë shkollës ku ai studionte.
Shkaktar i aksidentit dyshohet regjisori dhe producenti Petri Bozo, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë për të dhënë shpjegime.
“Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti me drejtues shtetasin Petri Bozo, 61 vjeç, ka përplasur një fëmijë rreth 7 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.”– njofton policia.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

