Zv/kryeministrja Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit Botëror Urban 2026, që po zhvillohet në Baku, nën kujdesin e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
Forumi përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme globale që bashkon liderë politikë, institucione ndërkombëtare dhe ekspertë nga e gjithë bota për të diskutuar mbi të ardhmen e qyteteve, zhvillimin e qëndrueshëm dhe sfidat e urbanizimit modern.
Gjatë punimeve të forumit, pjesëmarrësit do të ndajnë përvoja dhe ide mbi ndërtimin e qyteteve më të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe rezistente ndaj sfidave të së ardhmes, duke nxitur njëkohësisht bashkëpunimin dhe partneritetet ndërkombëtare në funksion të zhvillimit urban.
Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në këtë aktivitet vlerësohet si një mundësi e rëndësishme për forcimin e dialogut dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit urban dhe politikave të qëndrueshme.

