Në kuadër të operacionit “Akuza”, në Tiranë u arrestua shtetasi F. B., 23 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar më parë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim.
Sipas hetimeve, më datë 15.12.2025, në lagjen nr. 9 të Durrësit, në ambientet e një lokali, i riu dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin F. K., në bashkëpunim me tre persona të tjerë.
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme hetimore për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje.

