Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Qafë Gjashtë në Sarandë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është Rexhep Ismaili, pronar i karburantit në atë zonë.
Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

