Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen e ish-kënetës, në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10-vjeçare
Nga goditja fatale, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Në njoftimin zyrtar të autoriteve njoftohet, se rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15 të qytetit, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., 57 vjeç, ka përplasur tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeçare.
Fatkeqësisht, dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa i mituri tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai është transportuar drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ngjarje e rëndë në Durrës/ Makina përplas për vdekje dy fëmijë, plagoset një tjetër
Leave a comment
Leave a comment

