NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    2 days ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
Të tjera
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
Të tjera
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
Të tjera
Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!
Të tjera
Arben Malaj/ E tmerrshme, e patolerueshme dhe menjëherë e ndalueshme! Babëzia për çdo metër katror në bregdetin e Vlorës po rrezikon pasurinë historike të qytetit tonë.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)

Neutrale
Last updated: 2026/04/28 at 8:26 PM
Neutrale 6 hours ago
Share
SHARE

Një media dikur promovuese e zërit të rinjve, sot më shumë mbështetëse e veprave madhore të Benet Becit, mes qindra reagimeve që kam bërë nga 2023, kur kishte publikuar reagimin tim të fundit (para se Beneti të zgjidhej), kishte zgjedhur të publikonte një “reagim” timin: një fjali të vetme habitore.

“Ted Kopliku reagon: ku kena përfundu!”

Mes mijëra fjalish reaguese që nga maji 2023, i referohej habisë time kur dëgjova podcast-in e gjyqtares së parë shqiptare në Amerikë, Edit Shkrelit, me Kryeministrin e vendit.

Në respekt të lexuesit tim të vjetër të këtij portali, po e shtjelloj këtë fjali, që lexuesi të mos zhgënjehet nga (mos)reagimi im.

Në fakt, zhgënjimi është shumëdimensional. Shkrelin nuk e kisha parë më përpara, por m’u duk fytyrë e njohur, sepse është pasqyrë e një pjese të mirë të diasporës: një diaspore që rritet dhe bëhet më indiferente sa më keq shkojnë punët për Shqipërinë.

Nuk po i futemi analizës së punësimit të familjarëve të saj në poste qokash në stafin e Benet Becit, por zonja është model suksesi pikërisht sepse karrierën e saj e ndërtoi në një vend ku funksionon shteti i së drejtës, demokracia dhe meritokracia. Megjithatë, pranon të dalë në podcast me kreun e një shteti që mishëron krejt të kundërtën.

Për kujtesë dhe në dijeni të të gjithëve, Edi Rama erdhi në pushtet me përdhunues në grup, trafikantë droge e kriminelë (të vërtetuar nga ligji i dekriminalizimit), mban prej 13 vitesh pushtetin me bandat më të rrezikshme të vendit dhe largoi pjesën më të mirë të popullsisë, sikur vendi të ishte në luftë.

Pranimi dhe normalizimi me prezencën e saj përballë Edi Ramës nuk mjafton. Ajo shkon edhe më larg duke idealizuar projeksionin e regjimit të Ramës në Shkodër (atë të Benet Becit): “Hyrja në Shkodër asht ba shumë e bukur (!) – Janë ba fasadat – Bahen aktivitete e ka gjallni.”

Të ishte një qytetare që vjen nga bota e tretë, edhe mund ta kuptoja. Por një zonjë që gëzon një nga statuset më të larta në një nga vendet më të zhvilluara në botë, tregon një përbuzje të madhe për qytetarët e vendit të saj që paska lënë para 30 vitesh.

Në 10 vite, Kryeministri që zonja ka përballë i dha Shkodrës investime sa bashkia e Leskovikut, e izoloi duke i vendosur traun, nuk bëri asnjë investim serioz në këtë qytet dhe i hoqi çdo institucion të rëndësishëm, duke e kthyer Shkodrën në një provincë pa rëndësi, në dorë të krimit dhe injorancës.

Diaspora shqiptare qartazi nuk po luan rolin e saj në një pikë kritike të vendit. Zakonisht e pavarur ekonomikisht, ajo pritet të jetë zëri i shpresës dhe i thirrjes për ta bërë Shqipërinë si gjithë vendet ku diaspora shqiptare ka arritur të ketë suksese individuale. Kjo diasporë, më së shumti, ka fytyrën e zonjës që e quan turizëm patriotik kthimin për pushime në Shqipërinë e çmimeve të lira dhe lidhjeve nostalgjike.

Rasti i Edit Shkrelit është simptomë e një problemi më të thellë: i një diaspore që gjithnjë e më shumë po e humbet lidhjen reale me Shqipërinë.

Indiferencës ndaj një aktivizmi patriotik në politikë i shtohet ushqimi që i japin narrativës që përkon në mënyrë të dyshimtë me propagandën zyrtare: Shqipëria si histori suksesi vizual, e reduktuar në hyrje të bukura qytetesh dhe fasada të lyera.

Ndryshe nga diaspora të tjera, si ajo irlandeze apo izraelite, që kanë luajtur rol kyç në zhvillimin dhe lobimin ndërkombëtar të vendeve të tyre, diaspora shqiptare mbetet kryesisht pasive në raport me transformimin institucional.

Të ulesh përballë një kryeministri që përfaqëson përqendrimin më të madh të pushtetit në Shqipërinë pluraliste, pa asnjë distancë kritike, është një pozicion politik i rrezikshëm.

Fenomeni nuk është i izoluar. Mbushja e aktiviteteve politike jashtë vendit, të organizuara nga figura si Taulant Balla, apo mbështetja elektorale që diaspora i jep qeverisë, tregojnë një shkëputje të thellë midis perceptimit dhe realitetit në Shqipëri.

Në vend që të shndërrohet në një forcë presioni për demokraci dhe zhvillim, diaspora shqiptare rrezikon të bëhet një spektatore e rehatshme, madje, në raste të caktuara, edhe një faktor legjitimues i status quo-së.

Rasti i Edit Shkrelit nuk është problemi, por pasqyra që tregon se sa larg është sot diaspora nga roli që historia dhe pesha e saj demografike do t’i impononin: të ishte jo thjesht një burim parash, por një zë kritik, një urë me Perëndimin dhe një motor ndryshimi për Shqipërinë.

Ndaj, ne që kemi vendosur të jetojmë e të bëjmë betejën këtu, me të drejtë mund të habitemi dëshpërimisht: ku kena përfundu!

Neutrale April 28, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)
6 hours ago
Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës
6 hours ago
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
14 hours ago
Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!
15 hours ago
Arben Malaj/ E tmerrshme, e patolerueshme dhe menjëherë e ndalueshme! Babëzia për çdo metër katror në bregdetin e Vlorës po rrezikon pasurinë historike të qytetit tonë.
1 day ago

Ted Kopliku/ Ku kena përfundu! (?)

Basir Çollaku/ Energjia, Elisa dhe SPAK, asgjë pro Ramës

Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?

Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?