NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha: Mashtrimet e Ramës për integrimin kanë marrë fund! Olsi Rama është krye-peshkaqeni i call-centerave.
    1 day ago
    Belind Këlliçi: Skandali i rradhës me Jet Bank dhe Bankën e Shqipërisë!
    1 week ago
    Parlament/ Berisha: Të bëjmë një ndërhyrje urgjente për të hequr çdo taksë ndaj naftës për fermerët dhe transportin publik
    2 weeks ago
    Berisha: Samiti i Diasporës përfundon në mbledhje të burokratëve!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
Të tjera
Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!
Të tjera
Arben Malaj/ E tmerrshme, e patolerueshme dhe menjëherë e ndalueshme! Babëzia për çdo metër katror në bregdetin e Vlorës po rrezikon pasurinë historike të qytetit tonë.
Të tjera
Belind Këlliçi/ Feriti thellon skandalin, duhet të shkarkohet menjëherë!
Të tjera
Lezhë/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, konferencë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Balldren, më datë 26.04.2026.
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!

Neutrale
Last updated: 2026/04/28 at 11:44 AM
Neutrale 4 hours ago
Share
SHARE

Ministrja e Shëndetësisë, një mjeke e zonja në profesion, është një nga ministret që tërheq jo pak vëmendjen në daljet e saj publike . Një herë tha -“nuk e kam vënë re rritjen e çmimeve të ilaçeve sepse nuk kam pasur vetë nevojë për ilaçe” . Ndërsa një herë tjetër na tha- “po mbledhim të dhëna , të kemi të dhëna e mandej t’ju japim të dhëna”

Ndaj po e filloj këtë shkrim me disa të dhëna .
Megjithëse na është premtuar shërbimi shëndetësor falas, nga raportet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë – një shqiptar paguan gjithmonë e me shumë nga xhepi për shpenzimet shëndetsore.

Në 2005 shqiptarët paguanim nga xhepi 49.3% të shpenzimeve shëndetësore. Ndërsa në 2023, shqiptarët paguan 59,7 % të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi . Ky është niveli më i lartë i shpenzimeve që paguajnë nga xhepi qytetarët në rajon edhe në Europë.
Ndërkohë, Shqipëria shpenzon 312 euro për frymë, për kujdesin shëndetësor duke u renditur e fundit në rajon , Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe veçanërisht Mali i Zi buxhetojnë më shumë para për sektorin e kujdesit shëndetësor. Mali i Zi mban vendin e parë me shpenzimet më të larta me rreth 833 euro për frymë.
Bashkimi Europian, për të cilin ka filluar na flet me pasion edhe Zeqineja, harxhon mesatarisht në kujdesin shëndetësor, 4,500 euro për frymë.

2- Në total, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë këtë vit është rreth 3% e PBB-së, nga të cilat 2% për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike.
Por plani buxhetor afatmesëm tregon se për vitin 2028, buxheti total i dedikuar për shëndetësinë do të ulet si në vlerë ashtu edhe si përqindje e PBB-së. Nga 53 miliardë lekë që është këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë, pra një rënie prej 1.4%.
3-Po ashtu Shqipëria ka 1.2 deri në 1.9 mjekë për 1000 banorë, niveli më i ulët ky në rajon dhe ndër më të ulëtit në Europë.
Ndërkohë me ritmet që po largohen mjekët edhe infermierët, shumë shpejt do të zëmë rradhë për t’u vizituar tek veterineri, edhe kjo nuk është ironi.

Me këto të dhëna në nivel makro, dikush duhet të jetë në gjendje t’i thotë ministres me zë të lartë se – sistemi i kujdesit shëndetësor falas që ajo po përpiqet të promovojë në Shqipëri nuk është i shëndetshëm , nuk është i kujdeshëm , por ç’është më e keqja nuk është as sistem .
Për më tepër, dikush duhet ti thotë Kryeministrit se – në aspektin ekonomik , hartimi i politikave shëndetësore , ndërtimi i sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe menaxhimi i spitaleve “autonome” vetëm në letër, më shumë se mjekë gazetarë , kimistë apo juristë kërkojnë ekonomistë të mirë.
Ekonomistët kanë njohuritë për të trajtuar problemin themelor të burimeve të kufizuara kundrejt nevojave gjithmonë në rritje. Në kujdesin shëndetësor, kjo do të thotë optimizimi i përdorimit të fondeve edhe kapitalit njerëzor të kufizuar për të prodhuar rezultatet më të mira të mundshme shëndetësore.
Së dyti ekonomistët mund të identifikojnë mënyrat e duhura për ta bërë kujdesin shëndetësor më të përballueshëm, më të arritshëm dhe më efikas.
Së treti tregu i kujdesit shëndetësor edhe ai farmaceutik janë shumë specifik edhe shpesh dështojnë njësoj, si kur rregullohet ashtu edhe kur deregullohet me tepri . Ekonomistët mund të ndihmojnë në hartimin e politikave që: harmonizojnë sigurimin privat, menaxhojnë ofertat konkurruese dhe trajtojnë anomalitë e tregut .
Së katërti, si në çdo vend edhe në Shqipëri , të varfrit janë në mënyrë disproporcionale më të pashëndetshëm edhe kanë nevojë më shumë për shërbim shëndetësor se pjesa tjetër e shoqërisë . Janë sërisht ekonomistët që kanë njohuritë e nevojshme për të matur barrën e kujdesit shëndetësor në mënyrë që më pak shqiptarë të bien nën kufirin e varfërisë për shkak të shpenzimeve shëndetësore të pa mbuluara .

E pra , në vend të mjekes ekselente e cila na thotë se “e pamundura bëhet e mundur edhe kur është e mundur për t’u bërë e pamundur ” na duhet një ekonomist i mirë në krye të ministrisë së shëndetësisë .
Një ekonomist i mirë, që edhe sëmuret ndonjëherë , duke pasur kështu mundësinë që edhe me anë të provave rastësore të marr të dhëna për rritjen e kostove të ilaçeve .

Një ekonomist nga ata që ka guximin ti thote Kryeministrit edhe publikut që me kapacitetet financiare edhe njerëzore që kemi nuk ofrojmë dot gjithçka falas, përkundrazi po vazhduam kështu në onkologjik do të marrin shërbimin vetëm ata që paguajnë më shumë nën dorë.
Një ekonomist i mirë që të ketë aftësinë të udhëheq hartimin edhe ndërtimin e një sistemi shëndetësor të përballueshëm për të gjithë i cili promovon përgjegjësinë individuale për shëndetin dhe shmang mbështetjen e tepërt tek buxheti i shtetit; angazhon konkurrencën dhe forcat e tregut për të përmirësuar shërbimin dhe për të ulur koston; e mbi te gjitha një sistem ku shteti nuk gënjen por qartëson publikun për kapacitetet e tij të financimit duke përcaktuar qartë se cilat shërbime do të subvencionojë edhe cilat janë shtresat që mund të mbeshteten gjerësisht në subvencionimet e tij .

Mos i hiqni shërbimit shëndetësor një mjeke të mirë, duke i dhënë edhe hartimit të politikave shëndetësore një mundësi !

Neutrale April 28, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?
4 hours ago
Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!
4 hours ago
Arben Malaj/ E tmerrshme, e patolerueshme dhe menjëherë e ndalueshme! Babëzia për çdo metër katror në bregdetin e Vlorës po rrezikon pasurinë historike të qytetit tonë.
1 day ago
Belind Këlliçi/ Feriti thellon skandalin, duhet të shkarkohet menjëherë!
1 day ago
Lezhë/ Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Drejtues Arben Nasufi, konferencë në lidhje me zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në fshatin Balldren, më datë 26.04.2026.
1 day ago

Ilir Allkja/ Kur Këmbët Udhëheqin Kokën: Pse po e “Vrasim” të Ardhmen?

Irena Beqiraj/ Na duhet një ekonomist i mirë të drejtojë ministrinë e shëndetësisë!

Arben Malaj/ E tmerrshme, e patolerueshme dhe menjëherë e ndalueshme! Babëzia për çdo metër katror në bregdetin e Vlorës po rrezikon pasurinë historike të qytetit tonë.

Belind Këlliçi/ Feriti thellon skandalin, duhet të shkarkohet menjëherë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?