Shqipëria po përjeton krizën më të madhe në qarkullim e infrastrukturë ku në disa zona të vendit ka shkuar deri në bllokim e kolaps total, dhe sërish Edi Rama nuk ndjen e nuk mban asnjë përgjegjësi. Në darkë, ai nxori para medias disa drejtorë, si për të thënë që ky është një problem teknik, e nuk ka lidhje me qeverisjen dhe politikat që ai drejton.
Në këtë situatë që ka premisat të kthehet dhe në krizë humanitare, ku disa drejtues kamionësh kanë 4 ditë të bllokuar në vend dhe u shprehën në media se po u mbaron dhe uji e ushqimi, Kryeministri të vetmin reagim pati fluturimin në dy destinacione me helikopter dhe fajësimin e Opozitës.
S’ka më asnjë dyshim se Edi Rama nuk njeh as grimcën më të vogël të moralit dhe turpit.
Qytetarët çdo ditë ballafaqohen me ngjarje që tregojnë se duhet ndaluar qarkullimi i Edi Ramës, duhet bllokuar ai, sepse është burimi i çdo krize në vend. Rënia e rrugëve është tërësisht pasojë e abuzimit me fondet dhe e trafikut që bën ai me tenderat. Eshtë totalisht përgjegjësi e tij personale, dhe jo e disa drejtorëve.
Bashkohemi të shtunën, me 28 shkurt, para zyrës së krimit dhe korrupsionit, të ndalim Ramën të shpëtojmë Shqipërinë🇦🇱

