NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    8 hours ago
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    1 day ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    2 days ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Belind Këlliçi/ E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa “riciklimi” i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
Të tjera
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Belind Këlliçi/ E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa “riciklimi” i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

Neutrale
Last updated: 2025/08/29 at 11:05 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Deklaratë e sotme për mediat!

Të nderuar qytetarë,

Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.

Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në “strategjinë e riciklimit”. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.

Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:

Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.

Inceneratori i Fierit: i shpallur si “model suksesi” nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky “model suksesi” i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marë në administrim këtë monument korrupsioni.

Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. “Mrekullia” e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë “mrekulli” korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.

Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përreth, por të gjithë kryeqytetin.

Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama.

Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Të nderuar qytetarë,

Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një “operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve”. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.

Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.

Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigand të pastrimit të parave.

E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa “riciklimi” i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

Neutrale August 29, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
10 hours ago
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
1 day ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
1 day ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
1 day ago

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?