NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    7 hours ago
    Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
    2 days ago
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    3 days ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gëzim Zilja/ Patronazhistja e lagjes time
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.
Kryesore
Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
Kryesore Politikë
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
Të tjera
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gëzim Zilja/ Patronazhistja e lagjes time

Neutrale
Last updated: 2025/05/05 at 8:47 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në lagjen ku banoj, njerëzit kanë frikë. Jo nga polici, nga gjyqtari as nga komshiu gjysmë i çmendur, që bërtet në shkallët e pallatit për parkingun, madje as nga qentë e shumtë, që shëtisin në qytet. Në lagje kanë frikë vetëm nga patronazhistja e lagjes, madje më shumë sesa dikur nga agjentët e policisë sekrete të diktaturës. Ajo di numrat e celularëve të banorëve, vendin ku punojnë, sa e kanë pagën, cilët janë të papunë në një familje, problemet që kanë me gjykatat, kadastrën, dashnoret e burrave dhe dashnorët e grave, ku studiojnë fëmijët, cilët pedagogë u japin mësim etj, etj dhe bën trysni mbi njerëzit për t’u marrë votën. Në rininë e saj, nuk ka qenë si patronazhistet e sotme bishtpërdredhura, të bukura, të silikonosura, me shalë kilometrike e minifunde, që bëjnë karrierë apo kërkojnë favore pa iu trembur syri, duke mashtruar, spiunuar e thurrur intriga, por edhe duke hapur këmbët, në motel, në hotel, mbi lavaman, mbështetur në mur, mbi tavolinën e punës, prapa derës së banjos apo në kolltukun e zyrës së shefit.
Sot është një femër 70 vjeçare: E gjatë, e thatë si shkop ulliri i përcëlluar, me një gjoks dërrasë qysh në rini, hundë krrute, vetulla të rruara, e këmbët e holla si zogjtë peshkatarë të kënetave. Flokët në rini ka pasur dëshirë t’i mbaj të gjata deri në mes, po nuk ia doli se ishin të trasha si fije zhuke, e nuk kalonin kurrë poshtë qafës së hollë si lëfyti i ibrikut prej teneqeje, ku spikasin edhe sot ca damarë të trashë, që fryhen kur fillon e bërtet. Vithje nuk ka pasur kurrë e fustani i tundet lirshëm pa u harkur as para e as prapa si në rini dhe tani në pleqëri. I ati, ish oficer sigurimi, (qen bir qeni, shfryn nën zë njerëzia edhe sot, që ka vajtur në atë botë) mburrej se një vëlla i ishte vrarë në Luftën e Dytë Botërore. Të gjithë e dinin se ishte një derdimen, që e kishte vrarë lopa në haur, ku rrinte fshehur. Plasi sa i vuri emrin e vëllait një rruge në qytet. Qysh në shkollë të mesme, i raportonte rregullisht të atit se ç’thuhej e ç’bëhej në shkollën e saj veçanërisht për mësuesit. E kishte bërë krenare familjen, kur kishte spiunuar, që mësuesi i fiskulturës vishte pantallona të ngushta të modës së huaj, dhe dëgjonte muzikë perëndimore. Sa të sqaroheshin gjërat mësuesi u transferua në një fshat malor, ku mungonte rruga automobilistike. Ky ishte suksesi i saj i parë. U pranua në parti sapo mbushi 18 vjeç dhe tre vjet më vonë mbaroi shkollën e lartë të partisë. E caktuan në arsim si drejtoreshë shkolle ku jepte lëndën e marksizëm-leninizmit. Nga që asnjë mashkull nuk ia hidhte sytë, i telendiste mësueset e bukura ose që mbaheshin, kur vinin me dy minuta vonesë, u gjente kur mundej ndonjë kleçkë ose shpikte ndonjë kushëri të dënuar a të internuar. I ulte në detyrë dhe me vendim partie i degdiste në fshat ose për riedukim në gjirin e klasës punëtore. Gjeti një burrë nga fshati: familje komunisti, një tutkun, që nuk nxirrte qimen nga qulli me diplomë universiteti. Pas vendosjes së demokracisë, kur fitoi partia socialiste sa s’plasi sa e bëri Drejtor të Drejtorisë Arsimore të qytetit. Gjithë tenderat dhe punësimet në shkollat e Arsimit parauniversitar i bënte vet, duke mos zbatuar asnjë ligj apo rregull. E denoncuan nja dy herë burrin po Resmia ia doli të fitonte gjyqet. E kishin dekoruar nga bashkia dhjetë vitet e fundit me certifikatën “Nderi i Qytetit” për ndihmesën e madhe, që jepte në fushatat zgjedhore. Sa më shumë plakej e shëmtohej aq më e egër dhe e ligë bëhej. Ditë më parë e pashë në një karrocë invalidësh, duke e shtyrë burri tutkun, tashmë edhe shurdh, aty në shëtitore. Më pa gjithë, urrejtje dhe më tha:
-Tu bë qejfi që me pe në karrocë, ëë? Vetëm këmbën kam thyer…
-Jo,-i thashë, i trembur nga sytë e qeltë si ato të nepërkave helmuese të shullërit me kokë trekëndëshe, gati të më kafshonte. Duke u larguar dëgjova zërin e saj:
– Mos u gëzo! Deri sa të vijnë zgjedhjet e reja, këmba do më shërohet. Aty do jem në zgjedhjet e majit. Nuk e lëshojmë pushtetin! Prindërit tanë kanë derdhur gjak…- Tashmë në prag zgjedhjesh hiqet zvarrë si gjarpër, mbështetur mbi një bastun me dorezë, me këmbën ende të pashëruar (thonë i është bërë gangrenë) duke trokitur derë më derë e shpërndarë fletushka. Duke e parë ashtu të gjymtuar mu kujtua ajo thënia e vjetër: “ Kurrizos gungën ia drejton vetëm varri.”

Neutrale May 5, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.
3 hours ago
Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
7 hours ago
Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec
2 days ago
Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!
2 days ago
Sonte ndeshja Shqipëri–San Marino/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe planin e masava
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Protesta e sotme rreth Parlamentit/ Policia e Shtetit deklaron: Kemi përdorur spraj individual policor dhe Janë shoqëruar, deri në orën 17:30, tetë persona që kryenin veprime të dhunshme.

Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!

Lezhë/ Berisha i çon mesazh Pjerin Ndreut: Jep dorëheqje tani se të garantoj që të gjitha pasuritë do të konfiskohen, edhe atë në Zvërnec

Lutfi Dervishi/ Gazetari(a) në epokën e tri botëve!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?