1️⃣ Ekonomi e Fortë. Pension minimal 300 euro, minimum jetik 200 euro dhe rritje me 25 % e pagave në të gjithë sektorët.
2️⃣ Vizioni euroatlantik perëndimor. Marrëdhënie të mira me SHBA dhe BE dhe përshpejtimi i procesit të integrimit.
3️⃣ Qeveri e vogël me 10 ministri. Thyejmë monopolet tregtare. Taksa e sheshtë 10% dhe më shumë lehtësira fiskale për biznesin e vogël e të mesëm. Kjo përkthehet në më shumë vende pune.
4️⃣ Dita e punës 6 orëshe për gratë, që do të paguhet si për 8 orë. Bonuse për çiftet e reja dhe lindjet, si dhe shkolla me drekë për fëmijët
5️⃣ Kthimi dhe kompensimi i plotë i pronës për të gjithë pronarët legjitimë.
6️⃣ Dëmshpërblimi i plotë i ish-të përndjekurve politikë.
7️⃣ Mbështetje pa kushte për drejtësinë dhe SPAK në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
8️⃣ Ndryshime rrënjësore kushtetuese, që do të zhbëjnë kodin elektoral Rama-Berisha në 2008, i cili ka eleminuar garën dhe ka vendosur monopolin e 2 partive të mëdha.
9️⃣ Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare, si një organ efikas për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.
✅️ Në 11 maj VOTO Dashamir Shehi, njeriun që kurrë s’i ka futur duart në tënd! 🫵

