Kjo vjen sepse ato kanë shumë më tepër hije, sesa, dritë. Mundësitë e interpretitimit të tyre janë të shumta. Këto mundësi iu japin atyre shijen e ngopjes, veleritjes. S’do ishte e çuditshme t’i shihnim të gromësinin.
Mao Ce Duni, gjatë revolucionit kulturor kinez, e ktheu teatrin e Pekinit në një qendër deshifrimi të kodeve e kumteve politike. Në mes të monologut të Hamletit, regjizori duhet të fuste një fjalë që s’e kishte teksti,( fjalën “shtogu”, për shembull), dhe spektatorët duhej ta gjenin ç’donte të thoshte ajo: kush do të vritej, kush do të bënte karrierë, kush do të futej në burg.
Edi Rama s’ka nevojë për teatër, sepse e ka prishur atë. Ai, vetë, është shndërruar edhe në godinë teatrore, edhe regjizor, edhe aktor. Një javë para arrestimit të Veliajt, ai bën një shetitje demostrative me të. Por te dora e shtrirë “miqësisht” mbi qafën e tij, spektatorët shikojnë lakun e liTarit. Në Fier i bën një shtëmëngie me dorë trëndafilit të bardhë të buzëqeshjes që i ofron Belinda dhe takon Zegjinenë. Të gjithë tashmë e dinë se ai i ka taksur Belindës trëndafilat e zinj mbirë te dera e burgut.
Ç’kënaqësi pervese ta shndërrosh një popull të gjithë miliona Kasandra, kurse vetë të jesh mbret.

