Edona – ajo për të cilën njerëzit “nuk do vdisnin pa e votuar” – rezulton të jetë një hallkë kyçe në rrjetin e korrupsionit me fondet e BE-së, GIZ-it dhe programeve të tjera ndërkombëtare. Ajo ishte ndër të parat që menaxhoi fondet për inovacionin, duke organizuar një spektakël të pastër korrupsioni, ku u përfshinë edhe televizione kombëtare për të inskenuar “vlerësime të pavarura” për ide që në fakt kishin fitues të paracaktuar.
Njëri prej “fituesve” në atë kohë ishte fotografi i fushatës së Edonës, i cili solli në skenë madje edhe nënën e tij për të justifikuar fitimin, duke deklaruar se “i vetmi fitim ishte kënaqësia shpirtërore” – ndërkohë që fondet përdoreshin për qëllime private.
Fituesit e tjerë? Miqtë dhe shokët e Edonës – punonjës në GIZ, në ministri, apo individë të vendosur vetëm për të justifikuar formalitetin. Fondet kontrolloheshin e shpërndaheshin sipas interesave të saj personale.
Sot, edhe pse nuk mban më atë post zyrtar, fijet e Edonës me startup-et nuk janë këputur. Një tjetër rast: Alisa Limaj, me kompaninë Sily Wet Cleaning (pastrim kimik), ka fituar 50,000 € në programin Circular City Lab, me një ide biznesi ekzistuese. E njëjta Alisa, që rezulton të jetë goca e xhaxhait të burrit të Edonës.
Pyetja që lind natyrshëm është: Për çfarë duhej të fitonte sërish? Për të pastruar rrobat apo për të pastruar paratë? Shuma: 4,500,000 lekë.
Sa fonde të tjera ka marrë Alisa në ministrinë e Turizmit apo në institucione të tjera? Në sa aplikime të fundit ka qenë Edona direkt ose indirekt e përfshirë me “prestanomë” të ndryshme?
Për këto dhe për shumë të tjera, llogaritë do të kërkohen. Përpara se t’i “vdesin” votuesit.

