Dy ditë më parë u takuam me Heroinen zonjën e madhe, Gruan e rrallë, vajzen e të madhit ,Dr Ali Spahia-s, motren e Dr Bardh Spahia-s, fisniken e madhe znj Nausika Spahia . Vëlla e Moter me familjet e tyre prej vitesh janë mbështetja e pakursyer e Aldos, por edhe mbështetja jonë si familje.
Njerëzit e mëdhenj që pa na njohur, dhe sa herë u “trokas “ në portat e tyre të zemrave të bardha, janë aty. Mirenjohje të përjetshme!
Kjo zonjë e rrallë e një familjeje të madhe më tha; -Hamdi i dashur, ne i kemi hyrë kësaj beteje dhe do i shkojmë deri në finalizim, ndaj duhet të forcohesh, pasi u përlota, i premtova se do bëhem më i fort dhe si një skuadër do korrim sukseset me duart e arta të doktorëve më të mirë te GASLINI.
Ishte një takim plot emocione, edhe pse aq shumë biseda telefonike ndjeja sikur e njihja prej një jete!
Dr Bardhi dhe znj Nausika, jeni Heronjt e Aldos, e Zoti do u’a shpërblej, kurse ne si familje do u jemi mirënjohës edhe përtej kësaj bote!
Sëfundmi: për të gjithë që më pyesni për Aldon, kemi të reja dhe me kismet, me Heronjt, mjekët dhe Zotin para, do i tregojmë “botes “ për sukseset! 🙏🙏

