Kreu i PD, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ka plaçkitur tokat në Gjipe sikur t’i kishte të tijat. Berisha tha se kjo ka qenë arsyeja pse ja vodhën mandatin Fredi Belerit, që fitoi zgjedhjet vendore në Himarë, duke e burgosur në akuzën e shitblerjes së votës.
“Po vij nga Himara, ja mori mandatin Fredi Belerit, ky shtetas shqiptar nëse e votojnë shqiptarët do të marrë cdo post. Ku e ke gjetur këtë parim ti vjedhësh mandatin të zgjedhur vetëm e vetëm se e dije se ato toka që ke plaçkit në Gjipe nuk do t’i vidhje kurrë se nuk janë të tuat. Ata të tutë kanë patur 4 dhi e 5 dele, s’kanë patur asgjë. Kanë qenë më të varfërit e asaj zone”, tha Berisha.

