Prej disa ditësh në rrjetet sociale, por edhe mua personalisht në messenger, më kanë ardhur me dhjetëra raste të paqartësisë, sesi janë vlerësuar mësuesit në provimin e kualifikimit.
Duke mos paragjykuar asnjë palë, pse e ka kaq problem të madh, MAS të bëj transparente të gjithë procesin e vlerësimit të mësuesve?
Le të mbledhin mësuesit apo thjesht të nxjerrin mënyrën e vlerësimit, arsyetimin për pyetjet që përmban testi dhe në fund skemën e vlerësimit. Të ngrej një komision rivlerësimi, për çdo pretendim që kanë mësuesit dhe merr fund gjithçka.
Kaq e vështirë është e gjitha kjo?
Mësuesit meritojnë shumë më shumë, e jo kaq gjë të thjeshtë e të vogël.
Boll i lodhët dhe stresuat mësuesit me SMIP, shkresa e së fundi me adresën e njerëzve që kanë jashtë shtetit.
Jepini atë që meritojnë e mos u hyni në hak, nuk jua kanë borxh.

