Sot pamë te njëjtin kryeministër që sulmon verbalisht një grua në mes të një fushate elektorale . Ky nuk është thjesht një politikan i papërgjegjshëm, por një shembull i qartë i arrogancës dhe abuzimit të pushtetit. Kjo sjellje nuk është vetëm e papranueshme moralisht, por edhe një akt i pastër bullizimi, që synon të frikësojë dhe të diskreditojë gratë që guxojnë të jenë pjesë e politikës dhe jetës publike.
Përdorimi i gjuhës se urrejtjes dhe përçmimit ndaj kundërshtarëve të tij, aq më tepër kur në shënjestër është një grua që kërkon të ushtrojë të drejtën e saj për të kontribuar në vend është e patolerueshme.
Une i bëj thirrje qytetarëve që të refuzojnë këtë lloj politike të pandershme ,bullizuese dhe përçarëse.
Të paska djegur ky takim o Edvin.. ty dhe gjithë patronazhistëve të tu në Njësinë 9…
Mirë bën që shqetesohesh, sepse të pret një surprizë e bukur nga demokratët dhe qytetarët e Njësisë 9 në dt 11 Maj..
Prite Sali Berishën o Edvin…
PD dega 9



