Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë frikën për një tërheqje të shpejtë të trupave amerikane nga Evropa. Nuk ka plane për këtë, tha ai në Bruksel. Ai vazhdon t’i konsiderojë SHBA një partner të besueshëm. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se NATO duhet të forcojë aftësitë e saj për t’u përgatitur për kërcënimet ekzistuese. Për këtë qëllim, ai konsideron të përshtatshme shpenzime të mbrojtjes në pesë përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Rubio pranoi se SHBA nuk e kanë arritur ende këtë objektiv.
E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është “që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi”, “Ne duam që NATO të jetë më e fortë. Ne duam që NATO të jetë më efikase. Dhe e vetmja mënyrë që NATO të jetë më e fortë dhe më efektive është që partnerët tanë (…) të kenë më shumë aftësi,” tha Rubio. Rubio tha se e kupton se, pas dekadash të ndërtimit të sistemeve gjithëpërfshirëse të sigurimeve shoqërore, mund të jetë jopopullore të devijosh prej tyre dhe të investosh më shumë në sigurinë kombëtare. Por ngjarjet e viteve të fundit, duke përfshirë luftën aktuale në zemër të Evropës, janë një kujtesë se një fuqi e fortë mbetet e nevojshme si pengesë.
Në muajt e fundit, Trump kishte vënë vazhdimisht në pikëpyetje klauzolën e mbrojtjes reciproke të NATO-s dhe kërkonte që partnerët e NATO-s të rrisnin buxhetet e tyre të mbrojtjes në pesë për qind të PBB-së së tyre përkatëse. Deklaratat nga Uashingtoni nxitën frikën në mesin e diplomatëve të NATO-s në Bruksel se SHBA-të mund të tërhiqet të paktën pjesërisht nga NATO.
DW Shqip

