Mediat njoftojnë se, pas 18 vite martesë, deputeti i PS-së dhe koordinatori Politik i Qarkut të Dibrës, Blendi Klosi, ka vendosur t’i japë fund martesës së tij, me bashkëshorten Nora Klosi-Gega.
Kërkesa për divorc është depozituar në gjykatë në muajin Tetor 2024 nga Nora Klosi, bashkëshortja e Blendit.
Mësohet se kërkesa për divorc është pranuar nga gjykata e Tiranës.
Vendimi për divorcin e çiftit është marrë një ditë para Shën Valentinit, në 13 shkurt 2025 nga gjyqtari Artan Çupi, i cili ka miratuar një deklaratë noteriale të çiftit Klosi, ku burrë e grua jepnin pëlqimin për dhënien fund të martesës së tyre.

