Vetëm 9 vjeç, Roman Shogdzhiev është bërë lojtari më i ri në histori që ka arritur normen e Mjeshtrit Ndërkombëtar (IM) ne shah.
Duke konkurruar në turneun RadnickiChess IM në Serbi dhjetorin e kaluar, ai shënoi nje rezultay fantastik 7/9, duke siguruar normën e tij të IM me një barazim me 11 lëvizje kundër GM Branko Damljanovic.
Shogdzhiev theu rekordin e mbajtur më parë nga Argjentinasi Faustino Oro dhe është një nga tre lojtarët e vetëm që ka kaluar 2300 ELO përpara se të mbushte 10 vjeç. Vlerësimi i tij aktual prej 2349 e bën atë lojtarin më të vlerësuar në botë U11.
Në Kampionatin Botëror të Shahut të Shpejtë dhe Blitz 2023, ai mundi pesë mjeshtër të mëdhenj, duke përfshirë Jakhongir Vakhidov dhe Kirill Shevchenko. Ngritja e tij e shpejtë tërhoqi vëmendjen e legjendës së shahut Magnus Carlsen, i cili vlerësoi potencialin e tij, duke parashikuar një të ardhme të ndritur për talentin e ri.
Nga Saimir Kadiu

