Edhe 24 orë nga listat për deputet në Parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e Pushtetit Qëndror të 11 Majit në Shqipëri.
E shpupurishja e njerëzve për të zënë një karrige në Kuvend herë-herë të shpërfill kontributin 30 vjeçar në krah të Partisë Demokratike.
Deputetët besnikë të së djathtës që gjithnjë në krah të demokratëve ndoshta me të drejtë e meritojnë atë vend.
Deputet me shumë kontribute, por me ide dhe qëndrime herë-herë individualiste përsëri e duan.
Deputet, zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike në pushtet dhe opozitë, zëri i të cilëve në 12 vite nuk dihet në është trashur apo ngjirur dhe ata e duan atë dreq karrige deputeti.
Ish ZYRTARË të tjerë rregulluan dhe farë e fisin dhe jo vetëm veten e familjen e tyre me pushtetin e Rilindjes ama tani gjenden në rresht të parë para meje dhe demokratëve që sakrifikuan rrugëve të ndjekur dhe persekutuar në këto 12 vite sakrificë e mbijetesë.
Me veshë hapur edhe jo pak të tjerë që nëse nuk janë pjesë e listave nesër në orën 12:00 të natës në shenjë inati trakasin në derën e çdo partie tjetër.
Ndërsa NE DEMOKRATËT besnikë të PD në 34 vite luftë, të mirëshkolluar dhe profesionistë të zotë në profesionet tona, aktiv në përballje me padrejtësitë e regjimit, protesta, gaz dhe helm, në shi të ftohtë, në diell e vapë, me kokën lart dhe fjalën e lirë pa u frikur për askënd.
MOS na harroni se jemi përsëri këtu duke mos pritur listat, por duke punuar çdo minutë, orë dhe ditë për të ardhur ju në ato karrige, por shumë më shumë për të shëmbur perandorinë komuniste 80 vjeçare.
Në Paçi zot, dinë e imanë, Krisht e Muhamet na i kurseni kokëlartesitë tuaj, përvishjuni punës, pasi nuk është koha për hatërmbetje, apo për ato dreq karrigesh e të ndenjurave tuaja, por koha për bashkim të gjërë popullor.
Çdo zë, çdo votë, çdo përpjekje duhet të shkojë për një qëllim të vetëm:
RREZIMIN E KESAJ QEVERIE.
Askush nuk është më i rëndësishëm se Shqipëria BLU.

