Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për Erion Veliaj dhe biznesmenët Elman Abule, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi, të cilët kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë.
Vendimi do të jepet ditën e nesërme, (e mërkurë, 12 Mars) në orën 12:30.
Shtyrja e seancës është bërë për shkak se avokatët kanë kërkuar kohë që të njihen me provat e reja. Ndërkohë që mësohet se Erion Veliaj ende nuk ka parashtruar argumentet e tij para togave të zeza.
Gjatë seancës së sotme, Erion Veliaj dhe biznesmeni Elman Abule, të cilët ndodhen nën masën e sigurisë “Arrest me burg”, kanë ofruar para dhe bllokim të pasaportave në këmbim të lirisë.
Vendimi në Apel do të jepet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

