NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    18 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kulturë juridike/ “Paradoksi i Protagorës” ose “Paradoksi i Gjykatës”…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kulturë juridike/ “Paradoksi i Protagorës” ose “Paradoksi i Gjykatës”…

Neutrale
Last updated: 2025/03/05 at 9:12 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nga Desart Avdulaj

Pak ditë më parë një i afërm më kërkoi që “t’i hidhja një sy” një projekt-kontrateje që për të kishte shumë interes. Pasi e konsultova dhe dhashë mendimin tim për disa rrethana të paqarta në të, m’u kujtua një rast, i cili vazhdon të jetë me interes në diskutimet bashkëkohore të teorisë juridike, ligjit kontraktor dhe filozofisë së gjuhës së arsyes. Ai ngre pyetje në lidhje me natyrën e marrëveshjeve, rolin e interpretimit në mosmarrëveshjet ligjore dhe kufijtë e logjikës formale në zgjidhjen e problemeve praktike.

“Paradoksi i Protagorës”

“Paradoksi i Protagorës” ose “Paradoksi i Gjykatës” e ka zanafillën nga një çështje gjyqësore mes sofistit grek Protagoras dhe studentit të tij Euathlus. Protagora ka jetuar në vitet 490-420 p.e.s dhe ka qenë një ndër sofistët më të njohur të kohës dhe që ka influencuar shumë në zhvillimin e debateve intelektuale që lidhen me teknikat e argumentimit. Ndërsa SOFIZMI, siç përshkruhet në fjalor, është argumentim ose përfundim logjik, që duket i drejtë nga forma, por që në thelb është i gabuar dhe përdoret për të shtrembëruar të vërtetën.

Euathlus kishtë dëshirë që të bëhej jurist/avokat, por nuk kishte mundësi që të paguante për mësimet që do të merrte nga Protagora. Për këtë shkak, Protagora ra dakort që t’i jepte mësime Euathlusit pa pagesë me kushtin që ky i fundit t’a paguante kur të fitonte çeshtjen e tij të parë gjyqësore. Pasi përfundoi kursin e mësimeve, Euathlusi nuk e ushtroi profesionin e juristit. I lodhur nga pritja dhe sjellja e studentit të tij Protagora ngriti padi në gjykatë për shpërblimin e munguar mbi marrëveshjen që kishte bërë.

Në paraqitjen e çeshtjes para gjykatës, Protagora parashtroi:
– Nëse gjykata jep një vendim në favorin tim, studenti është i detyruar të më paguajë pasi gjykata do e tejkalojë marrëveshjen e bërë më parë dhe unë pagesën e marr me urdhër të gjykatës.
– Nëse gjykata jep një vendim në favor të Euathlusit, atëherë studenti im fiton çeshtjen e tij të parë gjyqësore dhe kësisoj duhet të më paguajë në zbatim të marrëveshjes që ishte bërë.

Euathlus, në mbrojtjen e tij para gjykatës parashtroi një kundër argument me të njëjtën vlerë juridike si mësuesi i tij duke pretenduar se sido që të vendoste gjykata ai nuk duhej të paguante:
– Nëse gjykata vendoste në favor të Euathlusit, ligjërisht ai nuk i detyrohej asgjë mësuesit të tij sepse gjykata do të vendoste se ai nuk kishte ndonjë detyrim për pagesë.
– Nëse gjykata vendos në favor të Protagoras, atëhere ai nuk kishte pse të pagunate mësuesin etij, pasi konsiderohet që nuk ka fituar çeshtjen e tij të parë.
Paradoski i mësipërm ngrihet në dy shtylla, në dukje logjike, por që çojnë në përfundime të kundërta. Protagora kishte siguri se do të paguhej sido që të ishte vendimi i gjykatës kurse Euathlusi këmbëngulte se nuk duhej që të paguante sido që të ishte vendimi.
– Protagora pretendonte se do të paguhej ose për shkak të vendimit/urdhrit të gjykatës ose për shkak se Euathlusi fitonte çeshtjen e tij të parë gjyqësore.
– Euathlusi prapësonte se nëse fitonte çeshtjen ligjërisht nuk duhet që të paguante dhe nëse fitonte çeshtjen Protagora atëhere nuk përmbushej kushti i marrëveshjes me mësuesin e tij.

Për këtë çeshtje nuk është dhënë vendim duke u shtyrë për një kohë të pacaktuar për shkak se gjykata vlerësonte se pretendimet e palëve ishin të paqarta dhe pa zgjidhje dhe çdo vendim i mundshëm që do të merrej do të ishte kontradiktor me veten. Gjithsesi janë bërë disa interpretime apo analiza nga pikëpamje të ndryshme.
Nga pikëpamja ligjore në rastin konkret gjykata duhej të zgjidhte çeshtjen duke u bazuar në kushtet e veçanta të marrëveshjes së palëve dhe të zbatonte ligjin mbi detyrimet e palëve në marrëveshje. Nëse marrëveshja do të interpretohej literalisht në mënyrë strikte gjykata do duhej të vendoste në favor të Protagorës për shkak se marrëveshja parashikonte pagesën me fitimin e çeshtjes së parë. Nëse gjykata do të merrte në konsideratë frymën e marrëveshjes atëhere Euathlusi duhej të paguante vetëm pasi të fitonte çeshtjen e tij të parë si avokat, në ushtrim të profesionit të tij, ndaj gjykata duhet të vendoste në favor të këtij të fundit.
Nga pikëpamja logjike paradoksi na tregon se si disa lloje të argumenteve logjike mund të çojnë në kontradikta ose arsyetime rrethore. Një mënyrë e mundshme për të zgjidhur paradoksin është të pranohet se kushtet e marrëveshjes janë në thelb të meta ose të paplota. Paradoksi lind sepse marrëveshja nuk trajton në mënyrë të qartë të gjitha rezultatet e mundshme, veçanërisht skenarin ku Euathlus nuk e praktikon ligjin si profesion.

E solla këtë rast pasi në të theksohet rëndësia e gjuhës së qartë dhe të saktë në hartimin e marrëveshjeve. Paradoksi shfaqet sepse marrëveshja midis Protagoras dhe Euathlus përmbante kushte të paqarta që lejojnë interpretime të shumëfishta. Sot, sistemet ligjore vendosin një theks të fortë në formulimin e kujdesshëm të kontratave për të shmangur paqartësi të tilla dhe për të siguruar palët që që të gjitha mosmarrëveshjet që mund të lindin nga marrëveshja të jenë llogaritur për të gjetur zgjidhje. Në situatat kur kontratat përmbajnë kushte të paqarta, gjykatat mbështeten në parimet e drejtësisë, barazisë dhe qëllimit të palëve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Neutrale March 5, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
18 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
18 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?