Të shtunën në drekë paraqitet në urgjencën e spitalit të Librazhdit nipi im, në nevojë urgjente për shërbim mjekësor!
Nga paniku prej dhimbjeve si dhe hemorragjisë nipi ju thotë stafit aty se është nipi i Ilir Allkja, me mendimin se do të shfaqnin më shumë mbështetje.
Stafi i urgjencës në vend të jepnin ndihmën, jashtë çdo etike kishin filluar të merreshin me përkatësinë time politike.
Shkruajta këtë status për të kujtuar kolegëve librazhdas, se gjykimet politike para një pacienti në nevojë urgjente për ndihmë të parë, për Mbështetjen Bazë të Jetës, janë të shëmtuara, jo etike dhe antiligjore!
Të dashur kolegë, ( mgjths mund të jeni taulantas) duhet të dini se ndihma e parë mjekësore jepet pa dallime të përkatësisë fetare, politike apo etnike.

