Senatori republikan Lindsey Graham dyshon për këtë pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovale. Ai tha, se Zelensky u soll me mungesë respekti në Zyrën Ovale. “Nuk e di nëse do të jemi në gjendje të negociojmë përsëri me Zelenskyn”, tha Graham. Kurse republikani Mike Lawler shprehet më i përmbajtur: “Mund ta shpëtojmë këtë. Dhe duhet të shpëtohet”, tha Lawler për PBS. Sipas republikanit “dështimi do të ishte katastrofik si për Europën edhe botën e lirë.”
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio duke iu referuar reagimeve mbështetëse nga Europa për Zelenskyn pyeti në CNN: “Nëse Donald Trump vendos nesër se nuk më intereson Ukraina, nuk më intereson Rusia, nuk më intereson kjo luftë dhe kthen shpinën – kush në këtë planet ka ndonjë shans për t’i sjellë palët ndërluftuese në tryezën e negociatave? Përgjigja është: jo askush.”
Me zemërim reaguan demokratët në SHBA. Senatori demokrat, Richard Blumenthal i tha CNN: “Ky lloj denigrimi dhe frikësimi nga presidenti dhe zëvendëspresidenti ishte i turpshëm. Ishte si një sulm në pritë.”
DW Shqip

