Lidhjet e grupit terrorist këshillues të Ramës. “Sinaloa” prova zyrtare, Coldea u pagua nga qeveria. Duke rendur pas sherrit Rama-Veliaj, njëri në qeli e tjetri në dalldi, publiku pret hetime të shumë dosjeve, ende prej vitesh në zyrat e Strukturës së Posaçme. Frika e Ramës janë ngadalësimet aktuale të cilat sjellin tërmetin thërmues për qeverinë dhe KM
Vetëm disa prej tyre mjaftojnë:
Becchetti 120 milionë euro. Një hetim i munguar. Ku dihet se sms e Veliajt E Agaçit nën emrin e Ramës sollën humbjen e sigurtë.
Charles McGonigal korruptimi i nëndrejtorit të kundërzbulimit të FBI dhe agjentë të tjerë të inteligjencës amerikane. Njëherësh hetimet për gjobat e shumta bisnesmenëve e njerëzve të drejtësisë.
Tuneli i Llogarasë 50 milionë euro abuzim në marrëveshjet me sipërmarrës turq. Denoncim i zv/Kryeministrit Ahmetaj.
Anijet 100 mijë euro në ditë për dy vite e gjysëm mbi 70 milionë euro
AkSHI dy dosje 161 milionë euro ku përmenden emrat e familjarëve të Ramës.
Inceneratorët 430 milionë euro ku janë Rama, Veliaj. Agaçi, e mjaft të tjerë.
5d, Eco Tirana Teatri Kombëtarë me dhejtëra milionë euro.
Tenderat e Xhaçkës dhe dyshimet në marrëveshjen e detit ende të pahwtuar
Kontratat me Tony Blair miliona euro
Abuzimet e qindra milionë eurove nga Ministria e Bujqësisë ku gjendej Krifca, të hetuara nga OLAF
Dosja Ndrangheta mbi 180 milionë euro vetëm tre leje grataçelash në qendër të Tiranës.
Eco Parku 13 milionë euro ku janë të përfshirë emra afër KM.
Tenderimet “Balluku” mbi 5 miliardë euro
Porti i Durrësit 2 miliard euro
Xibraka e vëlla Olsit e ripezulluar në historinë e trafikut të kokainës.
Investimet strategjike ku janë trafikantë droge të pastrimit të parave.
Lejet e ndërtimit për dhjetëra kulla në Tiranë e bregdet.
Vettingun e kontrolluar e bandat paguese
Tenderat sekretë të pandemisë
Pronat e bazat detare në Sarandë.e Lezhë, ku përfshihen ministra në hetim.
Sky-encro ku janë dhjetëra prokurorë gjyqtarë funksionarë drejtësie oficerë policie biznesmenë gazetarë, nëpër përgjimet e aplikacioneve. Aty janë edhe shtabet elektorale me bandat e krimin e organizuar. Aty miqtë e Çyrbes presin radhën në prokurori e vazhdojnë fushatën në Durrës tek presin Çelën e Elbasanit të degdiset në qeli, por merr leje sërish në Elbasan për treg të ri.
Pastrimet parash nga çunat e Londrës Dubait, Holandës. Belgjikës në miliarda euro me leje bashkiake e qeveritare.
Mbi 30 kryetarë bashkie në hetim të pandehur e në qeli. Ndoshta Veliaj do jetë më interesant nëse bëhet “i penduar” e rrëfen batërdinë kriminale të plaçkitjeve. E ushtari KM i këshilluar nga grupet terroriste “Sinaloa” siç ish-agjenti i shërbimeve rumune, i paguar zyrtarisht nga Rama. Apo bizneset e akuzuara për lidhje me këtë kartel e që merrnin këshilla e leje nga KM..Pa harruar Ndranghetën, Sacra Coronën etj..
Basir Çollaku/ SPAK, këshilltar nga grupet “terroristë” të Ramës, zgjedhjet dhe miliardat pezull dosjeve
Leave a comment
Leave a comment

