Mesazhi i Morinës:
Përshëndetje miqtë e mi!
Nga sot unë jam zyrtarisht në garën për kandidat i PD-së, në Zgjedhjet Parlamentare të 11 Majit të këtij viti.
Ky rrugëtim, jo vetëm i vështirë, por edhe shumë i rëndësishëm për PD-në dhe mua personalisht, fillon me pjesëmarrjen time në “Primare”-t e 1 Marsit 2025, ku unë jam regjistruar në garën për të siguruar një vend si kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës.
Nëpërmjet këtij komunikimi sot me ju, në radhë të parë duhet t’ju adresojë një apel për përfshirjen dhe pjesëmarrjen e gjithë anëtarësisë së PD-së në këto “Primare”. Përfshirja e gjithsecilit prej nesh në përzgjedhjen e përfaqësuesve për Garën e Madhe, të Zgjedhjeve për Kuvend, do të jetë një dëshmi domethënëse për të treguar angazhimin dhe mbështetjen tonë në fitoren të PD-së në 11 Maj 2025. Gjithashtu pjesëmarrja në “Primare” e gjithë anëtarësisë do të jetë edhe një dëshmi tjetër se sa afër dhe sa të gatshëm jemi ne për të bërë realitet NDRYSHIMIN.
Me shumë prej jush kam qenë në kontakt dhe komunikim intensiv muajt e fundit. Me të tjerët, për shkak të largësisë fizike, komunikimi ka qenë virtual, por intensiv gjithashtu… Por, pavarësisht mënyrës e formës së komunikimit, unë kam qenë i privilegjuar në çdo bisedë me çdo njërin prej jush. Këtë privilegj e kam ndjerë nga mbështetja e gjithsecilit prej jush ndaj vendimit tim për t’u bërë pjesë e garës për kandidat për deputet. Këtë privilegj e kam ndjerë edhe në gatishmërinë tuaj që ndihmën ndaj meje të mos e lini vetëm me premtimin për votën tuaj për mua, por edhe në angazhimin e gjithsecilit prej jush në Fitoren e Madhe të PD-së në 11 Maj 2025.
Në këtë kontekst, nuk e konsideroj të tepërt që apelin tim për gjithsecilin prej jush për të më mbështetur në këtë garë jo thjesht dhe vetëm mua personalisht, por veçanërisht PD-në, nuk mund të mos ua adresojë edhe publikisht, bashkë edhe me falenderimin për ndihmën e deritanishme dhe urimin për fitore, pas më pak se tre muaj.
Sigurisht, nga sot, komunikimet mes nesh, dhe jo vetëm, do të jenë më të shpeshta dhe më konkrete, në funksion të qëllimit madhor që na bashkon, fitorja e PD-së në 11 Maj 2025.
Fitore!
Faleminderit!

