Mesazhi i tij:
Të dashur miq të mij
Përvoja shumëvjeçare e njerëzimit ka treguar se demokracia është mënyra më e mirë e zgjedhjes dhe delegimit të kërkesave e provuar deri më sot në politikë.
Bazuar në parimet e demokracisë dhe te vlerave që na bashkojnë,duke qënë anëtar i PD që nga viti 1991 e deri sot,si dhe i angazhuar në forume drejtuese dhe si një njeri që kam mbështetur gjithmonë parimet e të djathtës kam vendosur dhe jam në listën e kandidatëve të primareve për zgjedhjet e 11 Majit në qarkun e Tiranës.
Uroj që parlamenti i 2025-ës të ketë sa më shumë njerëz të pastër,me integritet dhe që të mendojnë për një shoqëri shqiptare sa më të begatë.
E djathta shqiptare po shkon drejt një reformimi të thellë dhe uroj që këtë vit pushteti ti takojë demokratëve.
Bashkë do fitojmë.
Me respekt dhe mirënjohje.
Ylli Fadil Subashi

