1 Do na dh…tej vendi shoku Miti
Nga një prurje e shkrimtarit P.Palushi dimë se Miti ishte autoritet i lartë i partisë në Kukes. Ky me një toskërishte jo normative, kur përmendte dikë nga kuadrot e bazës, gabonte perseritshëm shkronjat e emrave. Duke qënë se lajkatimi tek punistët mot, si tek trandafilistët sot është endemike, dikush guxoi e ia vuri në dukje gabimin shokut Miti: “s’e kam ashtu shoku Miti, po kështu…”
“Hë mo, çikërrima shkronjash,-tha Miti,- s’u bë qameti për një shkronjë, a derëzi.”
Pas kësaj vijoi mejtimi proverbial i guximtarit të “bazës,” -dakord shoku Miti, por me i ndryshu një shkronjë emrit tënd, bahet m…ti.
Njerezit nënqeshen, u frynë faqesh, u skuqen, hengren buzen deri në dhimbje, po skandali nuk ndodhi.
Shoku Miti edhe sot mitingje veteranesh nuk di ta shpjegojë se ku qendron thelbi i shakasë, edhe pse shoket veteranë sa herë ua tregon këtë, dh…ten tuj qesh.
2 Trandafillakët dhe gota e shkrimtarit
“Trandafili në Gotë” pavarësisht subjektit të sharrave me lumturi në Pukë për furrat që pjekin bukë…, është një nga romanet me një lirizëm skajtë, të pa krahasueshëm në soc-letersi. Dhe mbetet i pa shlyer në kujtesen leximore te kujtdo.
E ditur dhe e dokumentuar është se mbas shkundjes që u bëri punistëve me 1991 Agolli, frenezia boshevike desh ta shqyente; teksa thirrnin si të lajthitur enverhoxhin të rilindej e të ngrihej…! Sepse këta ishin gati kurdoherë…
Por enigma që mbeti pas ishte se pse nuk e vdiqen shkrimtarin. Ndonëse shqiptaret e familjarizuar me bolshojn e vjetër e të rinovuar, dinë që komunistët mund të tulaten, tërhiqen, mund perkohësisht ta fshihnin koburen, mund të ndërrojnë shtatë ngjyra dhe njëqind lekurë, po kurrë nuk falin.
Shqiptaret “me shkrim e knim” gjithashtu e kujtojnë se draper-çekanistët bolshevikë, trandafilin e simbolit e moren nga gota e Romanit.
Ndersa Agollin e debuan me gotë bosh.
Deshmitarët e kohes e mbajnë mend vjershetorin teksa “pelegrinonte” me thadren e vjershave në njeren dorë e në tjetren goten pa trandafil.
3 Këneta me buf dhe bufonatat aktuale të shokut Miti
Në më pak se dy vjet partia e bolshevikeve me trandafil të kuq ra prap në një kapsllek tjeter. Kjo sepse ndersa pritej të ngrihej ai…dmth enveri dhe të s t ë r p i k e j vendi si tani ose në kohen e shokut Miti, shterzimet “pëllumb-marksistit” nxirrnin vetëm glasa të vogla.
Në këtë situatë krize, lliderit nga Bënça iu sos durimi. Goditi me grusht tavolinen dhe në vend të “fuck you” i çoi partisë me gazetë “falëmeshnetin” trullosës se “… partia socialiste s’është gjë tjetër veç një kënetë.”
Shkurtimisht për hir të së vertetes është nuhatja e shokut Nano që e ka rajonizuar se ku është këneta.
Ajo kënetë që shikon sharlatani-mjekerqemol, po është e tija. Këtë e dinë byroistet dhe qeshin edhe me dhimbje dhemballe. Perjashto Braçen dhe Ballen që kanë pozuar publikisht me shpendin.
Po bufi?
Bufi… eshtë gjetje e shkrimtarit.
Nderkohë që hataja e deklarates nga Bënça kish ndodhur, dy nga patronazhiste e kohës ia dolen të dilnin nga masa viskoze e llumit.
Të dy ia behen pa frymë tek baraka e vetmuar e Shkrimtarit.
Shkrimtari sikur t’i priste. I dëgjoi ata si sokrat, pastaj duke shtyrë mbrapa ballit cullufen e thinjave, u tha patronazhistëve: -ikni dhe i thoni atij se nëse partia-soc është një kënetë, Ai-vetë s’është tjetër, po një BUF kënete.
Patronazhiste vrapuan pa i hedhur gjë në gotë shkrimtarit, por gjetjen e tij me Buf e shpallen.
Mbas kësaj thonë që poeti shkroi vjershen Lajkatari:
“…Megjithatë nxirakut murgar,
disa gjëra të zeza nga jeta/I dalin vërtet të vërteta.
Në botën me push lajkatar…”
Bufi sot huhuriu, dmth bufonoi në m…ting.
Administra qeshi edhe me dhimbje.
Po shoku Miti s’do ta mësojë kurrë pse-në edhe pse bufonata është kaq e vjetër.

