Nga Manjola Cikuli Nikollo
Dhe pse duke “dhënë shpirt” qeveria në ikje po përgatit masakrën e rradhës ndaj qytetarëve të Sarandës,konkretisht në zonën e Manastirit.
Ajo “pika” e vogël në hartë, çuditërisht po zmadhohet në funksion të oligarkeve duke tentuar të nxjerrë nga shtëpitë e tyre banorët e zonës.
Pushtetarët po kërkojnë anullim aktesh të objekteve të legalizuara dhe me pas të certifikuara nga ASHK Sarandë.
Gjithashtu kërkojnë skualifikimin e objekteve në proces legalizimi dhe pse këto objekte plotësojnë të gjitha kriteret për tu legalizuar.
Administra e kësaj drejtorie është në trysni të vazhdueshme nga presioni i pushtetit dhe të “fortëve” si dhe nga trysnia e drejtë e banorëve.
Ju lutem,hidhni sytë nga Saranda e cila po coptohet dita ditës!






