NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    19 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lazer Stani/ Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti dhe miku im i shtrenjte Bardhyl Londo!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lazer Stani/ Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti dhe miku im i shtrenjte Bardhyl Londo!

Neutrale
Last updated: 2025/02/18 at 10:52 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Rikthim në tempullin e poezisë

“Shën Shiu” i Bardhyl Londos

Lazër Stani

Rileximi është një akt i rrezikshëm: edhe kur në leximin e parë, para dhjetë apo njëzet vjetësh libri të ka befasuar, të ka tronditur, të ka magjepsur; edhe kur autorin e ke mik, ndan me të herë pas here kohë të çmuar. Është si të takosh një grua që e ke dashur para dhjetë, njëzet apo tridhjetë vjetësh. Ti bëhesh gati të shkosh në takim dhe ndihesh i pushtuar nga ankthi, nuk je i sigurtë për asgjë, ke frikë se mos do të humbasësh atë imazh të bukur dhe të papërsëritshëm që ka mbetur i ngulitur thellë në memorien tënde.
Për shkak të rileximit i kam humbur disa prej librave dhe disa prej autorëve që kanë qenë shumë të dashur e të çmuar në rininë time. Kam provuar t’i rilexoj pas njëzet apo pas tridhjetë vjetësh dhe ata libra të dashur dikur, tashmë më ngjanin krejt të palexueshëm. Librat janë të njëjtët, por kam ndryshuar unë. Për mirë a për keq nuk mund ta përcaktoj. Sidoqoftë, pas rileximeve të tilla, e ndjen se ke humbur diçka të çmuar që shndrinte përtej “portës së ngushtë të ëndrrës” siç shprehet në një nga poezitë e tij, poeti Jacob Glatstein.
Me këtë ndjenjë frike dhe pasigurie e fillova rileximin e librit me poezi “Shën Shiu” të Bardhyl Londos, të lexuar para nëntë viteve, në kohën kur u botua. Atëbotë, pas leximit, pata menduar, se poezitë e këtij libri e rikonfirmonin Bardhyl London si një poet të elitës së poezisë shqipe të të gjitha kohërave.
Është fakt i pamohueshëm se pothuajse të gjithë autorët që u ka takuar të jetojnë dhe të publikojnë krijimtarinë e tyre në dy kohë, në socializmin e censurës dhe shtypjes si dhe në tranzicionin demokratik të pas nëntëdhjetës, janë autorë dikotomikë e kanë krijimtarinë të ndarë në dy gjysma, ca si të prerë me thikë, e ca me një prerje më pak të qartë. Në poezinë e Bardhyl Londos kjo dikotomi mezi dallohet, nuk vihet rè as si prerje, as si thyerje, sepse poeti, siç shprehet në një nga poezitë e tij, e jeton të sotmen me pasionin për të nesërmen, në ferrin e dhunës ku njeriu çnjerëzohet, shpirti i poetit që në vitin e zymtë 1986 klithte: “Do të vdes nga pasioni për të qenë njeri”. Është ky pasion për të nesërmen dhe ky pasion për njeriun, që, nga njëra anë, e ka shpëtuar poezinë e Bardhyl Londos nga dikotomia dramatike dhe nga ana tjetër e ka bërë atë një poet rebel dhe qytetar njëkohësisht, të papajtueshëm me të keqen që vërshon si një mizëri korbash mbi qiellin e qyteteve tona, apo me të zezën tragjike të Ballkanit, çka ngjan me një kudërshti me natyrën e tij të butë dhe të qetë, të matur dhe të shtruar. E megjithatë, poeti, që në poezinë e parë të “Shën Shiut”, bën një “Rikthim në tempull”, që ti si lexues, pasi e ke lexuar disa herë bindesh, se nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një rikthim në tempullin e lutjeve, por me një rikthim në tempullin e poezisë, sepse ata që e dëbuan nuk mund të ishin të përjetshëm.
“U riktheva në tempull. Ata që më dëbuan
nuk mund të ishin të përjetshëm…”
Por ky rikthim në tempull, edhe pse me damarët e qafës të kalçifikuar, edhe pse më i vështirë se rikthimi në Itakë, prapë është më i bukur. Dhe pse është i tillë përgjigjen e jep vetë poeti të shtruar në formë pyetjeje: “Po fundja ç’vlejnë të gjitha këto para rikthimit?” Rikthimi në tempullin e poezisë është për poetin rikthim në shëjtninë e tij, atë shejtni, që diktatori me gjithë shpurën e shërbëtorëve të tij të zellshëm, të ngujuar në marrëzinë e vet, ishin munduar ta zhbënin e ta shkatërronin me të gjitha mënyrat. Dhe ky rikthim bëhet më bindës nga vargu në varg, nga strofa në strofë nga poezia në poezi. Ngazëllimi i rikthimit është triumfues. Edhe pse poeti asnjëherë nuk e kishte braktisur tempullin e poezisë, prapë ky rikthim në tempull është më i bukuri nga të gjitha rikthimet, sepse është rikthim në liri dhe të gjitha sakrificat ia kanë vlejtur për mbërritjen e kësaj dite. Është njëkohësisht rikthim te temat e mëdha, te tragjeditë e mëdha, te fati dramatik i njeriut një botë ku mungon liria, ose ku liria shfaqet si karikaturë e vetë lirisë. Në një nga poezitë më dramatike dhe më të fuqishme të librit, autori i risjell në vëmendjen e lexuesit të zezën tragjike të Ballkanit, tragjedinë e madhe që në këtë gadishull duket se nuk do të ketë kurrë të sosur.
Kanë ndërruar shkrepat e Ballkanit. Autostradat,
si rripa stërmëdhenj shtrëngojnë belin e gadishullit tragjik.
Po prapë fastfudeve, kafeneve dhe restorantëve
të zhurmshme buz autostradave,
kudo kam parë
plakat me të zeza.
Gratë në poezinë e Londos shfaqen më të ngrysura se e zeza që kanë veshur, të inatosura me gjithkënd, pa e ditur përsenë, të gatshme ta nisin luftën, pa e ditur se kë kanë armik, me kujtesën të rënduar nga kujtimi i të vrarëve, në konflikte të përgjakshme që ato nuk e dinë përse janë bërë. Këto gra, shprehet poeti, i kanë harruar të gjitha rrugët nga skleroza e pamëshirshme. Vetëm rrugën për në varreza nuk e ngatërrojnë kurrë. Ky është fati i tyre i parashkruar, sepse “E zeza Tragjike” është e Ballkanit.
E verdha është e Van Gogut,
bluja e Ticianit,
e zeza tragjike e Ballkanit.
Vargje të tillë poetikë, pasi i ke lexuar mbeten në mendje gjatë, nuk mund t’i harrosh kurrë për vërtetësinë, tragjizmin, thjeshtësinë dhe kumtin që mbartin.
Impozante si perandorë spektër-rëndë, në poezinë e Londos gratë e Ballkanit, pa e marrë vesh kurrë se çfarë perandorie zotërojnë, me mallkimet në majë të gjuhës, për veten dhe fqinjët, kanë një kalendar të çuditshëm të ekzistencës së tyre.
“vitet i masin me një kalendar që as ato vetë nuk e kuptojnë
kur u vra filani,
kur qëlluan filanin,
kur iku djali i madh….”
Dhe ky fatalitet tragjik nuk u ndahet as bijave e mbesave të tyre, edhe pse tani ato vishen ndryshe, moda nga Parisi dhe Nju-Jorku më shpejt vjen tek ato se kudo tjetër. Por prapë brenda tyre, dëshmon poeti, dikur rri fshehur dhe është gati të shpërthejë e zeza e pikëlluar e Ballkanit.
I njëjti tragjizëm është i pranishëm në shumë prej poezive të Londos, edhe kur në poezinë e tij vjen Vasilika në Litharicë, pikëllimi i Pargës, apo në poezinë “Pensionistët”, që në shtatë ditët e javës luajnë shah me vdekjen.
“Me përtesë të dielën llogarisin minutat e pakta
minutat e mbetur në celularin e tyre
dhe i telefonojnë vdekjes.”
Me këto vargje dramatikë mbyllet poezia, si vetë jeta jonë, që pret fundin e mistershëm, e të pashpjegueshëm.
Gjeografia e poezisë së Bardhyl Londos është e gjërë, ajo shtegton nga Maki i de Radës në Ulqin, nga Parga në Lodevë, nga vendlindja në qytetin e madh, në të cilin nuk mund të vrasësh as veten, e për të cilin nuk është e denjë as vdekja. E tillë është edhe dhembja, tragjizmi që e shoqëron këtë poezi, zhgënjimi që të shkakton ekzistenca në një botë me Dhjatë të përmbysur. Dhe që të kesh dhimbje të mëdha në shpirt, duhet të kesh dashuri të mëdha, që të kesh zhgënjim tragjik, duhet të kesh patur shpresa të mëdha gjithashtu, siç shprehet Ernesto Sabato.
Kjo dashuri e madhe për njeriun dhe për jetën ndihet në të gjitha poezitë e librit, si një nënshtresë e thellë, mbi të cilën projektohet dhe mbahet poezia e Londos, e sigurtë dhe mbi themele të forta. Sepse vetëm ajo poezi dhe ai art në përgjithësi, që ngrihet mbi themele të thellë dashurie është poezi dhe art i qëndrueshëm, i pavdekshëm. Ngrehinat e urrejtjes mbyten nën peshën e gurëve të vet të zinj.
Ata që e njohin poezinë e Londos, qofshin këta poetë, studiues, kritikë apo lexues, e dinë me kohë se poezia e tij shquhet për bukurinë e fjalës poetike, për sintaksën e zgjedhur, për pasurinë e shprehjeve, metaforave, simboleve, krahasimeve, për ritmin e brëndshëm, për muzikalitetin, strukturën e veçantë, kërkimin e vazhdueshëm, që shpesh ngjan me një lojë eksperimentale, por që gjithnjë ia del të na befasojë me stilin e përvetshëm dhe estetikën qartësisht të dallueshme. Tek “Shën Shiu” përveç shushurimës së shiut që ndihet sikur bie mbi një pyll shelgjishtesh dhe ti gjendesh i strehuar nën trungun e një druri, kemi një shkrirje të dy dialekteve të shqipes, atij gegë me atë toskë, duke krijuar një gjuhë të re, me efekt emocionues poetik, befasues dhe të patakuar askund më parë.
Shigjeta shiu shugatin, shkoklojnë shelgjishten,
Shkurtat shpuplon shpatëzhveshur shtegziu.
Shtërzime shtëllunge shirash shugurojnë
Shën shiun.

Kështu pra, rikthimi i Bardhyl Londos në tempullin e tij poetik vjen me një gjuhë të re, me kërkime të reja, me hapësira të reja, me shpalosje të reja të botës dhe vizionit të tij poetik, ngjizur nga dashuria dhe dhembjet e mëdha, në kufirin midis vuajtjes dhe gjallnimit, shpresës dhe zhgënjimit, iluzionit dhe profecisë apokaliptike, në botën e Dhjatës së Përmbysur, në botën mëkatare ku njerëzit shkelin jo një, po të Dhjetë Urdhërimet. Rileximi i “Shën Shiut të bind për këtë.
( Në foto Bardhyl Londo)

Neutrale February 18, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
19 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
20 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?