Yllson Ibrahimllari është kirurg-ortoped në një nga spitalet e mëdha (privat) në Tiranë.
I njohur për anën profesionale dhe humane është një nga mjekët me emër në fushën e tij.
Dr. Yllsoni është me origjinë nga zona e Maliqit të Qarkut Korçë.
Vjen nga një familje me origjinë të djathtë.
Ai është rritur dhe ka kryer ciklet e shkollës 8-vjeçare dhe të mesme në Pogradec.
Më tej është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë, ku dhe ka vazhduar specializimin në Ortopedi.
Ka kryer disa trajnime dhe aktualisht është një nga kirurgët ortopedë të vlerësuar nga kolegët dhe nga pacientët që u ka shërbyer.
Dr. Yllson Ibrahimllari është i zgjedhur këshilltar i Bashkisë Maliq si përfaqësues i Partisë Demokratike.
Duke qenë një zë i fuqishëm opozitar në Bashkinë Maliq, por edhe në qytetet e fshatrat e tjera të qarkut Korçë, ai ka vendosur të futet në garën e brendshme (Primaret) që zhvillon PD për të përzgjedhur kandidatët zyrtar për deputet në zgjedhjet e 11 majit 1025.

