Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, pranë Liqenit të Viroit.
Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i ushtrisë me targa të Ministrisë së Mbrojtjes, janë përplasur, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Panajot Kalanderi (drejtues i mjetit), ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria (pasagjer).
Drejtuesi i mjetit të ushtrisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

