Kryeministri Edi Rama ndodhet në Mynih të Gjermanisë, ku po zhvillohet Konferenca e Sigurisë.
Rama është takuar me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë.
Këtë foto e ka përcjellë në rrjetet sociale me përshkrimin e mëposhtëm:
“Bayerische Hof, Mynih – Në mjediset e Konferencës së Sigurisë me Markus Söder, kryetar i CSU dhe Kryeministër i Bavarisë, një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin na lidh një miqësi e hershme tanimë”

