🔺️ Gjatë seancës së sotme parlamentare, kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar se biznesmeni që i ka paguar faturat e detoksifikimit për çiftin Edi dhe Linda Rama është bashkëshorti i moderatores, Alketa Vejsiu, Ardian Nelaj.
Sipas Berishsë, kjo është edhe arsyeja pse për bashkëshortin e Alketa Vejsiut, “kërcasin” lejet e ndërtimit nga jugu tek parku i Tiranës.
“I them Edi Ramës se nuk mund të fshihesh pas fustanit të Ajola Xoxës dhe as Erion Veliajt. Sepse populli i Tiranës ka protestuar 42 javë rresht te ajo bashki për arrestimin e tij. Po për turpin, turpin e atyre të cilët për të mbrojtur Edi Ramën, nuk e akuzojnë për 130 mln euro të zhdukura në inceneratorin e Tiranës.
Më thoni mua si ndodh kjo. Nuk e akuzojnë. Ku është ajo ‘5B’, sille këtu Belindën. Ku është ‘5B’. Nuk e akuzojnë për 5D, nuk e akuzojnë për vjedhjet monstruozë të taksave, të taksave antikushtetuese.
Po pse e akuzojnë thoni ju? E akuzojë se Edi Rama i jep për detoks, e dini ju ca është detoksi, 10 mijë euro detoksi dhe i paguan paratë bashkëshorti i Alketa Vejsiut dhe kërcasin lejet nga jugu tek parku i Tiranës për bashkëshortin e Alketa Vejsiut. Po detoksin nuk e bëri Erion Velaij. Detoksin e bëri Edi Rama. Me seanca, jo njëherë, por disa herë. Po ai tjetri që i paguante Edi Ramës, 12 chartera. Nuk ishte Erion Velaij me 12 chartera.
Erion Velaij është një hajdut që përveç Ramës dhe Lubisë nuk ka shok në Shqipëri. Por nuk mund të tallet mercenar Dumani me qytetarët shqiptarë. Jo talljen nuk ta pranojmë ne.
Ai harron, ai nuk e di se nga bashkia shkojnë atje poshtë qytetarët dhe e fshijnë.” – tha Berisha.

