NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    22 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: PD paraqet programin për fshatin dhe bujqësinë/ Berisha: Pensioni minimal në fshat 200 euro brenda 3 muajve të parë të qeverisjes
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

PD paraqet programin për fshatin dhe bujqësinë/ Berisha: Pensioni minimal në fshat 200 euro brenda 3 muajve të parë të qeverisjes

Neutrale
Last updated: 2025/02/05 at 8:01 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Lideri i opozitës, Sali Berisha premtoi se me ardhjen e demokratëve në pushtet, çdo fermer do të përfitojë pension dhe çdo i moshuar do marrë minimumin jetik.
Berisha tha se, fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik.
“Flitet, siç keni dëgjuar ju, nga mëngjesi gjer në darkë për turizmin, por unë çdo shqiptari ia them me përgjegjësi të plotë, se ky turizëm i kësaj natyre është një gjobë e rëndë ëpr çdo taksapagues shqiptar, dhe shkëlqimi i tij është verbues, pasi në turizmin e pretenduar prej 10 mln turistësh janë të rregjistruara gjithësej 6 milionë netë.
Nga 6 milionë netë dhe nga këta 10 milionë turistë, shitja e përgjithshme ka qenë rreth 140 mln euro, përfitimet në buxhetin e shtetit si në TVSH kanë qenë gjithësej 8 mln euro. Ndërkohëqë, çdo qytetar i cili përfitoi nga 4 euro në vit nga turizmi, shpenzon nga taksat e tij 230 euro, sepse Edi Rama me bandën e tij të trafikantëve strategjikë shpenzon çdo vit 430 mln euro për t’ua rregulluar infrastrukturën e resorteve të tyre dhe 10 vite pa taksa.
430 mln euro janë shpenzimet buxhetore çdo vit për infrastrukturën e resorteve turistike. Ky shtet është i zhytur në krim dhe informalitet.
Mali i Zi me 2.6 mln turistë rregjistron 16.8 milionë netë fjetjeje. Mirëpo, kush është viktima këtu? Viktima është bujqësia dhe prodhimi industrial.
Ne marrim përsipër një qendrim transformues për bujqësinë tonë.
Dhe kur them tranformues, kam parasysh në radhë të parë fermerin.
Fermerit do t’i vendoset pensioni, çdo i moshuar në fshat do trajtohet me minimum jetik, nuk do të ketë më pensionist apo shqiptar në moshë pensioni që do të marrë më pak se 200 euro.
Buxheti për bujqësinë dhe blegtorinë do të trefishohet dhe do të arrijë në dy vitet e para mesataren e buxhetit të vendeve të rajonit.
Tani jemi 8 herë nën Maqedoninë, imagjinoni ku jemi. Me Serbinë ndoshta dhe më shumë.
Do të subvencionohet çdo bimë, çdo kokë bagëti dhe çdo prodhim. Taksa ndëshkuese për prodhimet bujqësore në sektorin e përpunimit do të hiqen, do barazohen. Sot ka taksë vetëm në shitje në mënyrë absurde. Ballkani i Hapur do hidhet në kosh. Ballkani i hapur shkatërroi një nga faktorët kryesorë, konkurrencën e ndershme në Ballkan.
Serbia, jo vetëm që ka një trashëgimi subvencioni shumë të fuqishme, kanë patur një sektor bujqësor të organizuar me investime shumë të mëdha, por Serbia si pjesë e tregut ruso, ish-sovjetik, është problem shumë për rajonin, ndaj dhe Shqipëria ndal çdolloj praktike të Ballkanit të Hapur që, de facto, ishte hegjemonia ekonomike, dhe jo vetëm ekonomike, e Serbisë në rajon.
Nuk ka asnjë kujdes për tokën, si e tillë, toka bujqësore nuk do mundet absolutisht, përveçse në kushtet shumë rigoroze të ligjit të preket dhe të cënohet.
Ne jemi vendi me sasinë më minimale të tokës në Europë për frymë.
Shqipëria është vend plot ujëra. Do bëjmë gjithçka për shumëfishimin e sipërfaqeve të vaditura, por njëkohësisht për mbrojtjen, kullimin, vaditja dhe kullimi, vaditja dhe mbrojtja nga ujërat e larta, do jetë një drejtim themelor i yni.
Ne, tokën fushore e kemi, siç dihet, shumë të pakët, por tokë pjellore kemi kudo. Nuk ka tokë pa fryt. Ajo ekziston vetëm në mendjen e atyre që e shkatërruan bujqësinë shqiptare. Kudo, kjo tokë është pjellore, është e bekuar.
Ne do bëjmë gjithçka që të shumëfishojmë drurët frutorë në të gjithë territorin e vendit nga jugu në veri. Natyrisht, këtu kam parasysh dhe vreshtat, por ulliri dhe arrorët do të jenë dominues, dhe drurët frutorë tradicionalë të krahinës.
Është i drejtë qendrimi ynë në këto dy lloje, ndaj ullirit dhe arrorëve. Këto kanë treg, janë treg i garantuar në tërësinë e tyre dhe ndonëse potenciali i ullirit mund të shkojë gjer në 50 mln rrënjë, i arrorëve mund të shkojë dyfishi i tyre, dhe ne nuk tërhiqemi nga këto projekte. Do bëjmë gjithçka të transformojmë Shqipërinë me këto projekte”, u shpreh Berisha.

Neutrale February 5, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
22 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
23 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?