NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    22 hours ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Levonja/ Verbëria sociale dhe kulti i individit
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Levonja/ Verbëria sociale dhe kulti i individit

Neutrale
Last updated: 2025/02/02 at 4:56 PM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

1) Në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, platforma e stacionit në Novi Sad u shëmb papritur. Sapo ishte rinovuar dhe dëshmitarët tregojnë për një tmerr sysh, Binaja prej betoni u këput dhe zuri poshtë plot pesëmbëdhjetë njerëz. Nga ajo ditë e deri më sot me mijra qytetarë serbë nuk kanë reshtur së protestuari. Kryesisht studentët dhe pedagogët, madje shumë prej tyre u arrestuan me idenë e forcës së shtetit për të injektuar frikën tek protestues të tjerë. Por kjo nuk ndodhi. Protestat sa vjen e forcohen dhe zemërimi qytetar duket i palëkundur. Edhe pse janë hequr ministra, kryeministra, ata duan dorëheqjen e kreut të shtetit, presidentit dhe prej këtej zgjedhje të reja.
2) Ai që është në pushtet në Serbi ka plot dymbëdhjetë vjet. Një ish ministër i Sllobodan Millosheviçit, por që sot me mjetet e demokracisë ka arritur një sundim perfekt si Llukashenko në Bjellorusi. Mirëpo pavarsisht shkakut, protestuesit kanë një kriter të fortë, pikërisht thyerjen e kultit të individit dhe sundimin e pa lëkundur të ligjit. Pasi ashtu si Llukashenko, Putin, Erdogan, Orban, edhe Vuçiç bën sfida publike, ose shfaqe publike, me deklarata se protestuesit janë huliganë apo agjentë, llum social që pengojnë integrimin dhe dëmtojnë imazhin e vendit. Megjithatë e ka mbajtur gjëndjen tërhiq e lësho pasi e ka kuptuar se protesta është mbi opozitën, që dmth, zëmërimi social është në vlim. Dhe bash këtij zëmirimi i janë bashkuar studentëve pedagogët, shoqërisë gjykatësit dhe prokurorët, popullit mjekët dhe inxhinjerët, pra një total pa kompromis i devizës ku sundon ligji dhe jo, individi.
3) Rreth 700 kilometra më poshtë Beogradit, analogu i Vuçiçit ka edhe ai plot 12 vjet që qeveris. Madje Tirana është tashmë plot 12 vjet më poshtë se Serbia, por që ndryshe nga ajo, edhe pse nuk janë rrëzuar platforma por janë vrarë njerëz me gjakftohtësi nga shteti, protestat kanë qënë spontane, studentëve nuk u janë bashkuar pedagogët, shoqërisë nuk i janë bashkuar gjykatësit dhe prokurorët, popullit nuk i janë bashkuar mjekët dhe inxhinjerët, përkundrazi ata janë bërë pjesë e kultit të individit në sundimin e tyre në grupe interesi, si parti politike, shoqata apo fondacione ku xhirohen dhe pastrohen paratë e pista të drogës, armëve, prostitucionit. Madje shtresa të tjera janë sekserë kartash identiteti, racionatorë garantimi në blerje votash, duke shënuar kështu totalisht mundësinë e zgjedhjes së lirë të individit, por frikë, vlim nervash, urrejtje, vrasje, shfarosje të gjithçkaje që ka lidhje me demokracinë.
4) Çfarë i ndan kaq hapur shqiptarët, të cilët shohin më shumë interesin e tyre se atë kombëtar? Përshembull përse e pranojnë kaq me kollajllëk të shesin edhe tokën, asetet strategjike, si ishullin e Sazanit, apo portin e Durrësit. Çfarë i ndan kaq thellë që, në vend të ndërtojnë hekurudha mes Tiranës dhe Prishtinës, të unifikojnë sistemin arsimor, logjistik, ekonomik etj. Të dyfishojnë rrugët dhe të lehtësojnë komunikimin mes tyre, Tiranë-Prishtinë. Çfarë i bën të duan më shumë kultin e individit të tyre, se sa kultin e shenjtë të kombit, njeriut, demokracisë, vetveten, etj? Cfarë i ndan që nuk bashkohen në protesta pasi u janë rrëzuar me dhjetra platforma mbi krye, u janë zhdukur rrugët e komunikimit dhe askush prej idividëve të tyre nuk ka një program ku të përfshihen, shpallen nuancat e para të çështjes kombëtare? Asgjë tjetër, verbëria.

Neutrale February 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
22 hours ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
23 hours ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?