Po çfarë ka treguar Edi Rama në këto 12 vite në pushtet?
Çfarë ka bërë mirë Edi Rama?
A nuk është ky person, të cilit i dolën deputetë, ministra, drejtorë, kryebashkiakë të lidhur me krimin dhe korrupsionin?
A nuk është qeveria e tij që ndërtoi inceneratorë që nuk ekzistojnë?
A nuk është qeveria e tij që e çoi arsimin në Shqipëri në fund?
A nuk është kjo qeveri që e la Onkologjikun pa ilaçe? A nuk është ky pushtet që i fa fëmijët që vuajnë nga kanceri pa ilaçe?
Spitalet në Shqipëri pa pajisje jetëshpëtuese?
A nuk është kjo qeveri që i ndërton rrugët me shifra të frikshme? Që tenderat korruptive që po heton Spak janë në masë?
Ateherë si mundet që ky njeri, Kryeministri Edi Rama, njeriut që ia hengrën me mollë, me dardha, me pjeshkë, pas shpine, të çoj Shqipërinë në majat më të larta?
Shqipëria në BE në 2030? Çfarë të pengoi në këto 12 vite?
Këto pyetje janë edhe për të rinjtë e PS, të cilët me qetësi, duhet t’u përgjigjen edhe pyetjeve më lart, përpara se të mendojnë si militantë të kryetarit!

