Nga Kujtim Morina
Një miku im nga Kuvajti, Tarek Aleryan, gazetar i njohur i televizionit, më dërgoi këtë shkrim të agjencisë së lajmeve AFP që ishte botuar në gazetën “Kuwait Times”. Po e sjell shkrimin të plotë, të përkthyer.
Trump triumfon në një ekspozitë arti në Shqipëri
Në një ish memorial të diktatorit komunist shqiptar (Piramida e Tiranës) u hap një ekspozitë arti që kremton rikthimin e Donald Trump si President I SHBA-së me punë që e portetizojnë atë si Promete, Çezar dhe dem I Wall Street. Artisti Avni Delvina thotë që Tump, idhulli I tij, është frymëzim për punët e kësaj ekspozite, që e përshkruan Republikanin amerikan në një seri skenash historike dhe trilluese. Kjo është një punë e katër viteve, që ka lindur nga indinjata e fortë e sulmeve ndaj një shpirti të lirë si Trump, i tha AFP-së artisti 69 vjeçar.
Një pikturë e kësaj ekspozite tregon udhëheqësit evropianë duke buzëqeshur në një varkë në të cilën mbajnë jelek shpëtimi ndërkohë që Trump i veshur me kostum mbrëmje (tuxedo) luan violinë.
Shumica e punëve janë krijuar me përdorimin e imazheve digjitale që risjellin vepra ikonike të artit dhe skena të tjera të shquara nga historia dhe kultura pop. Turistja Italiane Laura Brivio e cila ndoqi hapjen e ekspozitës e lëvdoi atë si “ një vizion shumë interesant I botës reale dhe artit që të fut në mendime, pavarësisht nëse e mbështet Trump ose jo”. Delvina është një artist i angazhuar që ka zgjedhur të paraqesë vizionet e tij të së vërtetës me një gjuhë artistike të pasur dhe dinamike, subjekte provokuese dhe ironi therëse”- u shpreh kuratorja e ekspozitës Manjola Xhavara.
Ekspozita është vendosur në piramidën brutale të kryeqytetit Tiranë, që i ishte kushtuar ish diktatorit Enver Hoxha. Gjatë viteve të fundit, ndërtesa është rinovuar dhe shërben tani për ambiente biznesi për një sektor embrionik të teknologjisë të vendit dhe organizim eventesh. Ndjenjat proamerikane mbeten relativisht të forta në Shqipëri ku flamujt amerikanë janë një shenjë e përhapur në shumë zona. Pas fitores së parë zgjedhore të Trump, në 2016, një qytet në Shqipërinë e mesme riemërtoi një prej rrugëve për nder të tij. AFP.

