Franc Kafka tek tregimi me titull “In der Strafkolonie”- Ne koloninë Penale,(1914) shenon:
“Këtu pushon komandanti i dikurshem. Adhuruesit e tij që sot nuk duan të njihen si të tillë, i ndreqen këtë varr dhe në këtë gur të latuar kanë gdhendur dedikimin: -profecia thotë se komandanti mbas ndoca vitesh, ka me u ringrit (rilind). Prej ketu do të udhëheqë adhuruesit e vet në rimarrjen e kolonisë.
Prisni e shikoni!”
E keni degjuar këtë shprehje, e keni hasur ndokund të shkruar, apo thjesht e keni pertypur me mend kur jeni përplasur me rrëngje nga realiteti postenverist?
Sipas veshtrimit të kritikut letrar parizien Nicolas Truong në “Letra, Shqyrtime dhe Ese” 2013; shekulli i nantëmbëdhjetë karakterizohet si balzakjan, i njezeti kafkjan, ndersa yni (XXI) duhet konsideruar si shek orwelljan.”
Por për një lexues të kujdesshëm shqiptar, i cili perveç letersisë së botës, e ka koken plot me kashtë e bar të letërsisë “soc-iste,” kritikut emermadh francez do t’i thoshte; -jo shoku Nikollë, pavarësisht kronologjisë historike, vektori Lindo-europian eshtë në invers, shekulli orwelljan ka përgatitur kaviet për t’u trajtuar me sukses në letersinë kafkiane.”
Tregimi ” Në Koloninë Penale”, për nga denduria e simbolikave, kumteve dhe shenjimeve do t’u thosha ua kalon, veprave Procesi, Metamorfoza, Amerika. Është një tregim i shkurter, intensiv qe nuk të merr ma shumë se 15-20 minuta nga jeta…
Rehatija do të ishte që reçensa të ishte shteruese me bashkëlexues sidomos juristë-të epërm, pa drojen se demantohet magjia e leximit. Po mbasi kemi parë “dal vivo” provimin vetingut, me këtë drojë do të ndalem skematikisht në tri simbolikat qendrore.
-Agregati,
-“nderkombtari” kurioz e studjues i te drejtave dhe trajtimeve penale neper vende e popuj
-Aksidenti…
1 I gjithë tregimi vertitet rreth një agregati, makinerie të thjeshtë torture dhe vrasëse. Është veper e projektuar, ndertuar dhe vënë në funksion(krejtësisht me forcat e veta) nga ana e komandantit. E perdorur gjithashtu me shumë efikasitet në kohën e tij.
Komandanti nuk është, sepse ka vdekur, por rron…, sepse i ka lënë shtetit, vepren e tij mekanizmin, agregatin.
Veçoria e kesaj makinerie ndryshon prej sa dimë nga historia, kronikat apo rrefimtaritë për gijotina. Makina e komandantit perpara se me e çu në boten tjeter viktimes i dizajnon, tatuazhon ngadalshem në formë arabeskash të stilizuara enkas për stërmundim mbi lekurë ligjin, rregullën që ka thyer.
Agonia është perfekte.
2 “Nderkombtari” kureshtar, studjues dhe eksplorator i ligjeve dhe procesve penale neper vende e popuj, ka hasur pashpjegueshem “ciceronin” e duhur në Koloninë Penale që po studjon.
Gjendet gjithashtu në momentin e duhur per studimet e tij, shi në trajtimin dhe ekzekutimin e një kundravajtësi.
Nganjëherë duket se narratori, ndryshe eksploratori është një alterego e autorit. Po misteri i letersisë kafkjane s’i rri kësaj klisheje…, sepse ciceroni-i, oficeri-ekzekutor, i cili është vetmi zë në Koloni që s’e fsheh adhurimin për komandantin detajet i rrefen me pasion.
3 Aksidenti…
…mbeshtetur në aksiomen se per çdo esse, reçensë, kritikë a shqyrtim të një vepre sidomos artistike,duhet konservuar magjia e artit, n’atë masë, sa çdo lexues të takohet vetë dhe vetëm për vetëm me të vertetat artistike i pa influencuar nga ndjeshmëritë e opinionet e te tjerëve, s’e them dot aksidentin.
-moterzime dhe perkime trandëse mbas 15 minuteshit të leximit:
Më 1914 shek. XX, Kafka shkroi tregimin Në Koloninë Penale. Nuk ka asnjë të dhënë se ka shkelur në Shqiperinë dumbabiste të kohes, ndonëse shkrimtari ishte qytetar i Perandorisë që u investua më shumë për pavarësimin e shqiptarve, europjanizimin e tyre. Megjithatë s’ka se si të eksplorohet më saktë mbrapshtija. …dhe agonia perfekte.
2 Fiks njëqind vjet më vonë nga Tregimi, “dumbabi” rilindet. Agregati i gijotinës, vihet në funksion të plotë; dizajnon, arabeska mbi lekuren e çdo kundravajtësi ndaj “drejtimit të duhur…”
“Nderkombtari…” kafkjan ka mundësi të asistojë, vëzhgojë dhe mbajë shenime mbi të drejtën që ushtron makineria e komandatit, dmth agregati i cili konsiston në dy shtretër, dy trina, ndryshe dy Dumanë me çengela dizajnues.
Njeri Duman e ngerthen dhe tatuazhon nga siper kundravajtesin, tjetri Duman nga poshtë. Duket sikur shtyhen nga forca të perkunderta, por të dy kanë të njejtin objektiv. Agoninë perfekte…,asgjesimin.
Në vend të perfundimit;
Mbas “aksidentit” në perfytyrimi i lexuesit do të mbetet një pershkrim i tillë shtangës; dy silueta që zvogëlohen në breg, edhe pse kerkuan t’i kacavirren anijes me dhëmbë e duar, “nderkombëtari” i lë.
Jo vetëm nuk i pret, por nxiton të ikë për tua bërë të pamundur çdo shpresë për të ikur nga Kolonia.
Siluetat janë ushtari që duhej të ekzekutohej i zgjidhur prej zingjireve dhe roja e tij që duhej të merrej me gjakun e tij teksa sherbente oficerin që kryente detyren e inkuizitorit.
“Nderkombtari” ka parë “aksidentin” me gjakftohtësinë e studjuesit. Pastaj ka vajtur tek bari me qetësi per tu sherbyer në oborrin e brendëshëm të të cilit gjendej varri i famshem i diktatorit, dhe ka lexuar dedikimin dhe “profecinë,” për rilindjen e komandantit, me apostrofin “Prisni e shikoni.”
Atëhere çfarë e ka tmerruar “nderkombëtarin” për të mos shpëtuar as viktimen qe duhej të vdiste, as rojen e tij?
Varri…?
Përfytyroni sikur “nderkombtari” kurioz ta kishte pirë kafen në Koloninë Penale të sorosit, ngjitur me dy dumbabat, dmth dy veprat e artit të skulptorit të popullit Kristaq Rama.
Unë mendoj se nderkombtarin e ka tmerruar dhe e ka bërë kaq të pa meshirshëm jo varri, jo dumbabi as i vdekuri as i gjalli, po tirania e ruajtur tek çdo banor i Kolonisë.

