Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha emëron Gjeneralin në Rezervë, Piro Ahmetaj, si “Koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s” në Partinë Demokratike.
Gjeneral Ahmetaj, është një ushtarak me ekperiencë dhe kontribute të spikatura në reformat te sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare, procesin e anëtarësimit si dhe në marrëdheniet me ShBA/NATO.
36-vjet nën uniformë, Gjeneral®️ Ahmetaj ka shërbyer në nivelet më të larta ushtarake dhe përfaqësuese të vendit, si Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm, Këshilltar i Presidentit dhe themelues i Përfaqësisë Kombëtare në Komandën Supreme të NATO-s.
Mbas daljes në rezervë në 2020 u angazhua, si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.
Ai mbetet zë i njohur në komunitetin e sigurisë kombëtare në rajon dhe në selitë e sigurisë në Washington, Bruksel dhe Kolegjin e NATO-s, ku është diplomuar.

