Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka zgjedhur platformën X për të uruar Presidentin e SHBA, Donald Trump në ditën e inagurimit të Tij.
“Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
@realDonaldTrump
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie. Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”-shkruan Begaj

