NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    4 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    5 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Berisha: Fitorja e Trump një mrekulli për njerëzimin! Do kërkoj heqjen e vendimit korruptiv “non grata”…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Berisha: Fitorja e Trump një mrekulli për njerëzimin! Do kërkoj heqjen e vendimit korruptiv “non grata”…

Neutrale
Last updated: 2025/01/20 at 1:32 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat shprehu mbështetje të fuqishme për fitoren e Donald Trump në SHBA, duke e cilësuar si një “mrekulli për njerëzimin”.
Ai theksoi se administrata e kaluar amerikane, e udhëhequr nga demokratët, u dominua nga ekstremi i majtë dhe përçudnime të kulturës që ai e quajti “garbage culture”.
“Sot në Uashington ndërrohet pushteti. Se çfarë nënkupton ky ndërrim pushteti mjafton të lexosh fjalimin parainagural dhe sot do jetë inagurali, të presidentit Donald Trump.
Personalisht fitoren e presidentit Trump, pa asnjë lidhje dhe interes timin e kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin. Pse? E kam konsideruar një mrekulli të vërtetë për njerëzimin sepse, administrata dhe qeverisja e fundit e demokratëve, për fatin më të keq të SHBA dhe botës, u dominua nga ekstremi i majtë. Dhe ata i dhanë epërsi të madhe praktikave, qëndrimeve marksiste-leliniste dhe përtej Marksiste.
Në këtë administratë, njohu një zhvillim të pabesueshëm, u institucionalizua ajo që quhet ‘ëok culture’ kurse unë do ta quaja ‘garbage culture’, kultura e zgjimit, në fakt kultura e plehut njerëzor. Ajo kulturë ishte kultura e marrë në vitet ’20, pas revolucionit bolshevik të vitit ’17, me emrin ‘prolekt kultas’. Prolekt ultas ishin ata kulturorë që duhej ç’rrënjosnin çdo gjë përveç kulturës së proletariatit. Të groposnin të gjithë mendimin letrar të themi rus, të klasikëve dhe të mbetej në piedestal vetëm romani ‘Nëna’ apo disa vepra të tjera të realizimit socialist.
‘Woke culture’ njerëzit nuk e kuptuar, por ishte reminishencë e revolucionit kulturor kinez, me përmbysje statujash, djegie arkivash dhe gjërash më të pabesueshme. Ju e patë se si e paraqitën 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së Yuri Kim, e cila po të ishte e bija e Kim Jon Unit apo mbesa e Enver Hoxhës nuk do të mund ta paraqiste ndryshe. Fakt, duke hequr fotografi, duke bërë marrëzira. Por ishte ambasadore përfaqësuese.
A i shërbenin këto SHBA-së? Në vlerësimin tim, këto SHBA-të i çonin drejt të shkuarës. Kjo është arsyeja pse unë e kam quajtur këtë fitore, më të rëndësishëm pas Luftës së Dytë Botërore e gjer sot.
Natyrisht Donald Trump do të ketë politikat e tij të padiskutueshme, por të paktën superfuqia e botës së lirë nuk do të jetë promovuese e përçudnimeve, nuk do të jetë agresore ndaj dinjitetit njerëzor. Marksi nuk shkonte tek gjinia. Parashikonte një botë pa kufi, një botë pa shtete, një botë ku në parajsën e së cilës punoje aq sa mundje, e merrje sa të duhej. Por ama nuk thoshte një botë që do të zgjedhësh gjininë.
Ju mund të ju duket çudi kjo, por unë po bisedoja para dy javësh me një mik timin të huaj dhe po bisedonim me këtë temë. Por çfarë më tha ai? Ai më tha se, në vendin tim çdo burrë e grua kanë të drejtë 1 herë në muaj që burri të thotë jam grua, dhe gruaja të thotë jam burrë. Kaq ishte ndikimi tej marksist, sepse Marksi i ka të gjitha, por këtë nuk e ka. Absolutisht e vërtetë kjo që them. Nuk u kuptua mirë çfarë po ndodhte. Një atak ndaj identitetit të njeriut, se gjinia është pjesë e identitetit njerëzor.
Për mua, për ato vlera që besoj, ky është shpëtimi. Se ata filluan dhe këtu, në kopshte, prindi  1 e prindi 2, pastaj të dilte 3-shi, fëmijë pa prind, me ferma grash. Prunë ligjin në parlament. Kështu që këto ndikime nuk u kuptuan shumë nga njerëzit, por ishin shkatërrimi i familjes dhe identitetit. Njeriu i ri i Xhorxh Sorosit ishte përtej njeriut të ri të Marksit. Njeriu i ri i Marksist shkonte në një botë pa shtete e fe, por nuk shkonte pa gjini. Nuk e kishte të tillë. Ndaj dhe e kam vlerësuar si një mrekulli për njerëzimin, fitoren e tij.
Dalim tek rasti im. Ai është një oqean, ky është një pikë ujë në oqean. Natyrisht unë gjer sot, kam patur një vendim që nuk bëj lobim, nuk kërkoj që të heqin vendimin se i kam hedhur në gjyq, tani padiskutim do të kërkoj sipas rregullave që kanë, të shqyrtohet një vendim që ka në bazë, lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit. Kaq.
Do marr iniciativë për të kërkuar nga administrata e re sipas rregullave që ekzistojnë që ky vendim strikt anti-opozitë, ky grusht shteti brenda shtetit, ndaj forcës politike opozitare të Shqipërisë, të marrë fund. Sigurisht do të kërkoj”, tha Berisha.

Neutrale January 20, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
3 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
4 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
5 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
5 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?