Eshtë hera e dytë e publikimit nga Berisha të materialeve pjesë dosjesh ku përmendet ministri Taulant Balla në përfshirje ngjarjesh me tekst e kontekst penal. Nuk janë të vetmet përgjime. Ka shumë të tjera. Janë shumë ministra. Rama ka thënë se edhe ai është përmendur në përgjimet sky-enchro. Po Struktura e Posaçme çfarë pret?!
Përse zvarrit pikërisht dosjet me krim elektoral dhe penal ku janë ministrat dhe kryeministri?!
Përse ngadalëson edhe hetimet ku gjendet i zhytur kryebashkiaku Veliaj?! Funksionari me katër akuzat më të rënda deri më tani.npor gjezdis i mbrojtur nga kolegët.
Si i harruan mijëra tonelata mbetje vrasëse toksike
Po aty ku rëndohet Belinda Balluku?!
Po të tjerat ku dëshmojnë gjithnjë e më shpesh Xhaçka, Peleshi, Krifca, Manasterliu, Denaj, Hoxha, Kumbaro, Vengu, Gonxhe, Mazniku, Xhafa ?!
Pa harruar Beqen, Kokën, Tahirin, Spiropalin!!
Këtyre të akuzuarve u kërkojnë prokurorët zgjatje mandati?! Amnistia pritet të jetë shkëmbimi?!
Nuk mbaron këtu!
Janë mbi 25 kryebashkiakë!
Trafiku i kokainës ka emra në ekipet zgjedhore të PS emra të zbardhur nëpër dosjet e partnerëve. Çunat bga Dubai, Londra, Holanda, Belgjika janë aksionerë në mandate dhe pallate.
Kjo është situata zgjedhore, ku kryesojnë të pandehurit, për të rimarrë pushtet.
Basir Çollaku/ SPAK-u po kërkon një Taulant
Leave a comment
Leave a comment

