Vetëm disa orë para betimit të Presidentit Trump !
Tre nga pengjet janë liruar nga Hamasi dhe janë kthyer në Izrael .
Ato janë; Romi Gonen, 24 vjeç, Doron Steinbrecher, 31 vjeç dhe Emily Damari, 28 vjeç,
Në këmbim të tre pengjeve të parë, Izraeli do të lirojë 90 të burgosur palestinezë nga burgjet izraelite. Ka 61 gra, 20 burra dhe nëntë fëmijë, sipas Haaretz.
Në orën 16:15, ushtria izraelite, IDF, konfirmoi se gratë i janë dorëzuar Kryqit të Kuq. Më pas ato u pritën nga ushtria, të cilët tani i kanë kthyer gratë përtej kufirit në Izrael.
Kjo është foto e parë gjatë lirimit të tre pengjeve Izraelitë nga Hamasi .



