Kryeministri Edi Rama ka reagon për herë të parë në lidhje me dosjen “Xibraka”. Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se nuk ka folur deri më tani në lidhje me këtë temë pasi priste që drejtësia të fliste me prova.
Rama theksoi se SPAK arriti në përfundimin se vëllai i tij, Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidhë të vëllanë me aktivitetin kriminal.
Kryeministri theksoi se vëllai i tij u përdor si mish për top për ta goditur atë. Rama theksoi se kjo nuk është goditja e parë e ketij lloji.
“Vitin e shkuar deputeti Gazment Bardhi nxorri në publik një akuzë ekstreme ndaj vëllait tim Olsi Rama. E denoncoi në publik si trafikant droge përmes një sajese kriminale. Sipas tij dy prokurorët e dosjes e paskëshin fshehur identitetin tim vëllai. Kam bërë durim, nuk kam dashur të flas unë me bindjet e mia, para se të flasë me drejtësia me provat e veta.
SPAK deklaroi se ka arritur në përfundimin se Olsi Rama nuk ka asnjë lidhje me personin e paidentifikuar të dosjes në fjalë dhe s’ka asnjë fakt që të lidh tim vëlla me aktivitetin kriminal.Im vëlla u përdor si mish për top për të më goditur mua. Kjo nuk është goditja e parë e këtij lloji për mua,” theksoi ai.

