Kryeministri dhe njëkohësisht kryetar i PS-së, Edi Rama mblodhi paraditen e sotme në selinë e PS drejtuesit politik të qarqeve.
Çështja kryesore e cila është diskutuar ishte për organizimin e zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale në vend dhe atë në diasporë.
Në fundjavë kur nis edhe regjistrimi i i emigrantëve drejtuesit politik do të udhëtojnë në dy shtetet ku ka më shumë emigrantë shqiptarë.
Drejtuesit politikë të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës së bashku më kryetarët e Bashkive respektive do të udhëtojnë drejt Athinës. Ndërsa në Itali do të jetë drejtuesi politik për Diasporën, Taulant Balla, së bashku me disa kryetarë bashkish.

