NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    1 day ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    1 day ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    1 day ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Video për gjyqtaren/ Malltezi në SPAK: Tentativë e Prokurorisë për t’i larë fytyrën Irena Gjokës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Video për gjyqtaren/ Malltezi në SPAK: Tentativë e Prokurorisë për t’i larë fytyrën Irena Gjokës

Neutrale
Last updated: 2025/01/09 at 10:55 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Argita Malltezi është paraqitur mëngjesin e sotëm në Porkurorinë e Posaçme (SPAK).

Pas daljes nga SPAK, Malltezi bëri me dije se është pyetur si person në dijeni, në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, për një deklaratë të vajzës së ish-kryeministrit, ku flet për egzistencën e një video, ku ish-kryetarja e GJKKO-së merr 500 mijë euro ryshfet nga një ish-eksponent i PS-së.
Malltezi e konsideroi nisjen e këtij procedimi nga ana e SPAK, si një tentativë për të larë fytyrën e gjyqtares Irena Gjoka, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur të gjitha procedimet të bëra prej saj, edhe pse ishin të bazuar mbi falsifikime të akteve.
Ajo deklaroi se nuk e disponon videon, por sipas saj, referuar raportimeve mediatike, është gjetur gjatë kontrollit të banesës së një gazetari, i cili është larguar nga Shqipëria. Malltezi deklaroi se ka bërë vetëm një pyetje, të cilës SPAK mund t’i jepte përgjigje pa cënuar hetimin.
Argita Malltezi: Ka iniciuar një procedim penal, ndërkohë që ne kemi bërë, unë, Jamarbër Malltezi, 3-4 kallëzime penale për çështje konkrete, ka falsifikuar Millonai, Kraja, Dumani, aktet zyrtare, ka falsifikuar Irena Maneku Gjoka aktet zyrtare, Olldashi aktet zyrtare. Të gjitha këto kanë qenë akte falsifikimi me pasoja shumë të rënda. Nuk kanë nisur procedimin, por kanë vendosur mbylljen e procedimit. Ky është standard i dyfishtë i një drejtësie të kapur politikisht, ndërkohë që pyetja ime në thelb kishte për standardin e një drejtësie të kapur nga grupet kriminale, që SPAK e ka për detyrë ta sqarojë.
Çfarë bëra unë? Unë pyeta, a ekziston një video e tillë? A e disponon SPAK-u një video të tillë që e ka gjetur rastësisht gjatë kontrollit të shtëpisë të një gazetari të larguar nga Shqipëria. Unë nuk e disponoj, por kam thënë në deklarim që SPAK të na sqarojë nëse ekziston apo jo. Nëse ajo nuk ekziston, s’ka pse SPAK ta tjerri. Ndoshta dhe SPAK nuk ka mundësi që ajo video të thotë që nuk egziston dhe është në proces hetimi dhe në këtë do ta mirëkuptonim nëse nuk do të përgjigjej. Por, tentativa për të larë fytyrën e Irena Gjokës me skemat e procedurave të Salianjit është një tëntativë e dështuar. 
Unë i jam referuar në atë pyetje shkrimeve mediatike të cilat janë nga burime të hapura. SPAK ka për detyrë t’i hetojë. Për sa i përket veprave të tjera të Irena Gjokës, unë kam bërë kallëzim penal dhe SPAK ka vendosur mbylljen e procedimit. 
Nuk e kam përmendur emrin e gazetarit asnjëherë dhe e kam bërë këtë me qëllim për të lejuar SPAK që të sqarojë të gjithë situatën, prandaj ishte pyetje dhe jo konstatim. Ishte një pyetje që nuk cënonte hetimin nëse SPAk jepte një përgjigje. 
U thirra si një person që mund të ketë dijeni mbi çështjen. Në parim, dhe bazuar në kod, SPAK ka mundësi që të zgjerojë objektin e hetimit dhe të arrijë në zbardhjen e së vërtetës, pavarësisht se e ka nisur me kallëzimin e gjyqtares.. Megjithatë, nuk kam besim te një institucion që mbajti për një vit në arrest liderin e opozitës ndërsa Jamarbër Malltezi është në arrest vetëm për faktin se mori tokën e tij. Mund të mendoni se çfarë standardi ka ky institucion. Për sa i përket veprave të tjera penale të Irena Gjokës, SPAK nuk ka preferuar të kryejë hetime.
Kujtojmë se më 19 tetor të vitit 2024, ish-kryetarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, bëri kallëzim në SPAK ndaj Argita Malltezit, ku i kërkoi që hetojnë deklaratat e saj në lidhje me akuzat ndaj gjyqtares.
Gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në datën 23 shtator 2024, Argita Malltezi deklaroi se të paktën 17 prokurorë dhe gjykatës të strukturës së posaçme janë në dosjen e “Encrochat”. E madje, sipas Argitës “gjyqtarja Gjoka del në një video, duke i kërkuar një ish-eksponenti të PS 500 mijë euro që rë mos e fuste në grup të strukturuar kriminal.”
“Nga burime joformale dhe të pakonfirmuara, çka do të thotë se nuk e kam parë me sytë e mi. Ajo që dihet nga të gjithë, besoj edhe nga gazetarët, gjyqtarë dhe prokurorë të SPAK, 17 veta rezutojnë në dosjen e Encrochat të përfshirë. 17 veta nga gjyqësori special, përveç të tjerëve. Pyetja që duhet të bëni është pse nuk del kjo gjë? Gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka pretendohet se gjithashtu është në një video, a është e vërtetë, nuk e di, mua më thonë që është në një video të marrë nga një aparat celular i një gazetari të larguar nga Shqipëria, në të cilin ajo rezulton e filmuar duke biseduar me një ish-eksponent të Partisë Socialiste duke negociuar për tarifën që i kërkon prej 500 mijë euro për të mos e futur në grup të strukturuar kriminal. Duhet të na thotë SPAK nëse është apo jo e vërtetë kjo.” tha Argita Malltezi më 23 shtator 2024.
Dyshohet se bëhet fjalë për ish-deputetin socialist Alket Hyseni, pasi të njëjtën pyetje ndaj gjyqtares Irena Gjoka ka bërë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.
“Do t’i shtroj një pyetje gjykatëses bandite me tre mbiemra: A ke ti ndonjë bisedë me Alket Hysenin në të cilën flitet për 500 mijë euro ryshfet për ta hequr nga klasifikimi si grup kriminal.” – ka deklaruar Berisha në një deklaratë për mediat më 23 Gusht 2024.
Kujtojmë se Irena Gjoka ka qenë dhe gjyqtarja në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku caktoi masat e arrestit për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Në mediat greke u publikuan dokumentetet se gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka përdorur dhe mbiemrat Maneku dhe Shpata, kishte fshehur një dënim në Greqi, por SPAK nuk ndërmori asnjë hetim ndaj saj, në lidhje me këtë çështje.

Neutrale January 9, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
1 day ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
1 day ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
1 day ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
1 day ago
Basir Çollaku/ Kartonat(çdeputetët) i dhanë territorin Mafias (Ramës)
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?